18 September
Që Marrëveshja për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë të mos mbetet vetëm letër, ministrat e mbrojtjes së të dyja vendeve i dhanë dritë një seri aktivitetesh për bashkëpunim. Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska paralajmëroi ushtrime, trajnime dhe kurse të specializuara ushtarake që do ta rrisin bashkëpunimin midis ushtrisë së të dyja vendeve. Ndërsa ministri bullgar, Krasimir Karakaçanov përsëriti edhe një herë qëndrimin se Bullgaria e pranon integritetin territorial të Maqedonisë dhe se do ta mbështesë anëtarësimin e saj në strukturat euro-atlantike me emrin e saj kushtetues.
Si ministra, si ministri të mbrojtjes u angazhuam ta planifikojmë ushtrimin e përbashkët ushtarak në vitin 2018. Kjo do të tregojë konkretisht, shumë qartë se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë janë të vendosura të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe se janë të vendosura ta ndërtojnë sigurinë e përbashkët në rajon- deklaroi Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.
Prioritet i veçantë i Republikës së Bullgarisë në kryesimin me Bashkimin Evropian është integrimi i Ballkanit Perëndimor. Pozicioni ynë është i fuqishëm, sepse Republika e Bullgarisë e mbështet integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO. Dua të theksoj se pas nënshkrimit të Marrëveshjes më 1 gusht gjërat shkojnë për së mbari- deklaroi Krasimir Karakaçanov, ministër i Mbrojtjes i Bullgarisë.

