Rritje e madhe e optimizmit lidhur me situatën politike në vend dhe parametrat për anëtarësim në BE, tregojnë rezultatet e anketës së popullsisë në Maqedoni që sot i ka publikuar Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI).
Gjithnjë sipas rezultateve, numri i qytetarëve që e përshkruajnë situatën e brendshme politike si “të qetë dhe stabile”, është rritur prej 5 përqind në mars 2017 në 44 përqind në gusht 2017, transmeton Medial.mk.
Ky ndryshim sipas IRI-t përkon me siguri me formimin e qeverisë se re, pas dy vitesh konfrontim të ashpër politik dhe pasiguri që kishte në vend.
“Derisa anketat paraprake të IRI-t kanë shprehur shqetësimin e thellë dhe pesimizmin lidhur me stabilitetin e Maqedonisë, rezultatet nga ky hulumtim janë shumë inkurajues”, ka thënë drejtori rajonal i IRI-t, Jan Suroçak.

