Maqedonia dhe Mali i Zi po shkëmbejnë përvojat e tyre të mira në procesin e integrimit euro-atlantik. Zv/kryeministri, Bujar Osmani dhe ministri për Çështje Evropiane i Malit të Zi, Aleksandar Andrija Pejoviq në një takim të zhvilluar në Shkup theksuan se përmes takimeve dypalëshe do të kontribuojnë në avancimin e procesit integrues jo vetëm të të dy vendeve por edhe të rajonit.
Procesi i euro-integrimeve të Republikës së Maqedonisë fatmirësisht nuk paraqet një rast të izoluar në Ballkan, por është në kahjen e njëjtë me frymën e re të opztimizmit europian rajonal, e cila është zgjeruar edhe në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Ky progress posaçërisht është i dukshëm në Mal të Zi, ku krahas fillimit të negociatave ky vend u bë edhe anëtare e NATO-s – deklaroi Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.
Jemi këtu të ju ndihmojmë në anëtarësimin tuaj sa më të shpejtë në NATO. Në këtë kontekst, do të ju mbështesim në anëtarësimin tuaj në Bashkimin Evropian. Flasim për sfera konkrete se çfarë ka bërë Qeveria jonë për Kapitullin 23 dhe 24, të cilat janë kapitujt kyç dhe përmes tyre shihet progresi i cilitdo vendi kandidat. Jo vetëm sot, por edhe gjatë muajve në vijim do të jua sqarojmë proceset në të cilat ka ecur Mali i Zi, ligjet që ka miratuar, institucionet e reja që ka themeluar, arritjet e rezultateve në gjyqësi, polici dhe sfera tjera- deklaroi Aleksandar Andrija Pejoviq, ministër për Çështje Evropiane i Malit të Zi.
https://www.youtube.com/watch?v=ccDrtENoeA4&feature=youtu.be

