Prokuroria Speciale insiston për ngrirjen e pronësisë së selisë së VMRO DPMNE-së. Para Këshillit të Gjykatës Supreme, Prokurororja Lençe Ristovka ka shpjeguar se kjo pronë doemos duhet të ngrihet pasi që ka gjasa që të shkojë në duar të tjetërkujt, raporton Televizioni SHENJA.
Kjo pasi që prona ka qenë nën hipotekë tek një bankë në vitin 2016. Kërkesa për ngrirjen e pronës është refuzuar dy herë deri më tani.
I akuzuari kryesor në rastin “Talir” për financimin e paligjshëm të VMRO DPMNE-së është lideri i partisë Nikolla Gruevski ndërsa si bashkëpunëtor të tij janë cilësuar Ilija Dimovski, Daniella Rangellova, Emil Dimitriev, Martin Protugjer, Kirill Bozhinovski, Aleksandar Biçikliski dhe Ivo Kotevski. Prokuroria Speciale dyshon edhe për pastrim parash që arrijnë deri në 5 milionë euro.
Rasti “Talir” u publikuar një muaj para afatit përfundimtar i cili e kufizonte PSP-në të ngrejë akuza të reja, por për shkak të procedurave tejet të komplikuara ligjore nuk u arrit të propozohet as aktakuzë. /SHENJA/

