“Prokuroria dhe policia e kanë ditur që ne jemi në Maqedoni, dhe na lanë të hyjmë nëpër kufi. Përse na lanë të lirë? Shteti i hapi vetë kufirin prandaj. Diku mes Çerkezit dhe Lubidragit përsëri autoblindat i kishim vetëm 100 metra larg, pas disa minutash ata u largun, naj hapën rrugën. Ata kanë mundur të na ndalin rrugës ku kanë dashur por qëllimi i autorit nuk ka qenë të jemi aty por të shkojmë atje ku e kanë patur për qëllim ta bëjnë masakrën”, i tha Sevdail Miftari.
Miftari tha se ka shërbyer për disa muaj në ushtri dhe ka qenë përgjegjës për armatimin, prandaj është i bindur se në kullën policore të Gushincës ka patur shumë më shumë armatim se sa ka qenë e nevojshme, pasi 40 automatikë nuk ka kush ti përdorë kur në punë janë vetëm 4 policë, kjo si një informatë shtesë për bindjen e tij se gjithë rasti është skenar i përgatitur mirë.
Miftari rikujtoi edhe momentin kur një gardian e kishte kërcënuar me jetë, gjoja me porosi të tashmë të ndjerit Nimetulla Abdullai nga shërbimi sekret.
“Me porosi të Nimet Abdullait më ka ardhë dy herë një gardian dhe më ka kërcënu me jetë. Më tha “do të vras”. Gjithë ata që punojnë pas shpine do të përdundojnë kështu”, tha Sevdail Miftari.
Vdekjen e agjentit e përmendi edhe Bajram Elshani. “Prokurori e di mirë se ne nuk jemi terrorist, edhe ai edhe shefi i tij. Nëse vazhdoni kështu, në këtë vend do të vijnë edhe shumë të tjerë si ne. Ndaloni këtë retorikë kundër shqiptarëve. Ja tani edhe dëshmitarët kanë nisur ti vrasin vetë. Vjet e vranë një të shërbimit sekret e tani e vranë edhe një tjetër”. Të akuzuarit mohuan sulmet ndaj disa institucioneve shtetërore që i paraprinë rastit të Kumanovës”, ka thënë Bajram Elshani. /SHENJA/

