PSP dëshmoi se është dorë e zgjatur e LSDM-së, qëllim i vetëm i së cilës është lufta politike me VMRO-DPMNE-në, thonë nga partia e Gruevskit në reagimin ndaj qëndrimeve të prokurores së PSP-së, Lençe Ristoska, e cila sot paraqiti një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë të paraqitur në Gjykatën Supreme në seancën publike për rastin “Talir”.
“Veprimi i PSP-së është një shprehje e frikës nga SDS për humbjen e zgjedhjeve dhe kjo është mënyra se si ata duan ta tërheqin vëmendjen. Sa herë që SDS ka nevojë për defokusimin nga temat reale dhe skandalet, aktivizohet vegla PSP”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

