19 September
Shorti për konfirmimin e orarit në listën e vetme të kandidatëve – renditjen e fletëvotimeve, do të mbahet sot në orën 12, kumtoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).
Nga KSHZ i ftojnë përfaqësuesit e partive politike, koalicionet dhe grupet e zgjedhësve, që do të marrin pjesë në Zgjedhjet lokale 2017 që të marrin pjesë në hedhjen e shortit, ndërsa me vete të sjellin autorizim nga parashtruesit i listës.
Hedhja e shortit do të mbahet në hapësirat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Lista e kandidatëve për anëtarë të këshillit dhe lista e kandidatëve për kryetar komune, të cilat janë parashtruar nga parashtruesi i njëjtë marrin numër të njëjtë rendor në të gjitha komunat.
Radhitjen e kandidatëve në listë, KSHZ-ja e konfirmon me short dhe ai është i njëjtë në të gjitha komunat, ndërsa në komunën ku nuk do të ketë përfaqësues të vet, numri përkatës i parashtruesit do të hiqet dhe në vendin e tij do të shkruhet numri rendor i bartësit tjetër pa lënë vend të zbrazët.
Brenda datës 21 shtator, megjithatë, Komisionet Komunale Zgjedhore duhet t’i publikojnë listat e kandidatëve për anëtarë të këshillit dhe për kryetar komunash. Në këto komuna në të cilat të paktën 20 për qind nga qytetarët e flasin gjuhën zyrtare të ndryshme nga ajo maqedonase, publikohen krahas gjuhës maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, edhe në gjuhën zyrtare dhe shkrimin që e përdorin qytetarët në atë komunë.
Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Fushata zgjedhore do të fillojë më 25 shtator në mesnatë dhe do të përfundojë më 13 tetor. Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor.

