Po realizohet një nga premtimet kyçe në interes të qytetarëve, po mundësohet rritja e pagës minimale në 12.000 denarë, kështu informuan nga LSDM përmes një kumtese me shkrim.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe shumica parlamentare po i realizojnë premtimet e dhëna ndaj qytetarëve, është miratuar Ligji për pagë minimale dhe nga muaji i ardhshëm punëtorët do paguhen me rritje të pagës prej 12.000 denarëve, ndërsa kompanitë do të jenë të mbështetura financiarisht nga shteti për realizimin e kësaj mase.
Sipas LSDM-së ky hapi i rëndësishëm që po hap spiralen e rritjes së përgjithshme të pagave në mënyrë të drejtpërdrejt do të ndikojë ndaj 130 mijë të punësuarve të cilët do të përfitojnë paga më të larta.
Me këtë ligj, siç thonë nga LSDM-ja po përmirësohet padrejtësia shumëvjeçare ndaj punëtorëve të industrisë së lëkurës dhe tekstilit të cilët njëjtë do të marrin pagë minimale në vlerë prej 12.000 denarëve, për dallim nga e kaluara kur merrnin pagë më të ulët sesa minimalja e caktuar, informon Medial.mk.

