Komisioni Parlamentar për mbikëqyrjen e Punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencia për kundërzbulim përcaktoi dy prej anëtarëve të tij që do të jenë pjesë e grupit punues ndërministror. Deputetët Trajçe Dimkov nga radhët e VMRO DPMNE-së dhe Frosina Remenski nga radhët e LSDM-së do të jenë në këtë organ i cili do të punojë në zbatimin e planeve të Qeverisë për reforma në sistemin për përgjimin e komunikimeve.
Grupi punues duhet të ketë anëtarë nga më shumë institucione përkatëse si dhe ekspertë të pavarur. Puna e tyre duhet të rezultojë me vendime gjyqësore me çka më në fund do të vihet kontroll mbi përgjimet. Kryetari i Komisionit Trajko Veljanovski nga Ministri i brendshëm Oliver Spasovski, kërkoi afate se deri kur ky organ duhet ta përfundojë punën e tij. Spasovski paralajmëroi reforma efikase, por jo edhe të përshpejtuara.
Në fund të kemi sistem i cili do të funksionojë në bazë të këtyre dispozitave, sipas këtij modeli që do të zgjidhet, megjithatë edhe model i cili do të garantojë mbrojtje të mjaftueshme të të drejtave të njeriut dhe pamundësia që të ndodhë ajo që ndodhi vitet e kaluar në Republikën e Maqedonisë- deklaroi ministër i Brendshëm Oliver Spasovski.
Komisioni do të bëjë mbikëqyrjen e të dy institucioneve të sigurisë, por është vendosur që vizita të realizohet pas zgjedhjeve lokale. Përndryshe, Alsat M tanimë njoftoi se me planin për reforma në DSK është e mundur tërheqja e plotë e këtij institucioni nga përgjimet dhe formimi i Qendrës teknike-operative i cili do të jetë i vetmi institucion i autorizuar për përgjime.
Ky organ do të themelohej me vendim të Qeverisë, edhe pse në planin për reforma është e garantuar që të jetë e pavarur. Qendra do të punonte nën mbikëqyrjen e Komisioneve, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë. Formimi i Qendrës Teknike- Operative vijon nga rekomandimet e ekspertit gjerman Rajhard Priebe. Megjithatë, në raportin e tij të dytë përsëri ka dyshime nëse ky organ do të jetë rezistues ndaj presioneve politike. Sipas Raportit të Priebes, situata në DSK edhe më tej është e keqe, ndërsa institucioni aspak nuk ka lëvizur drejt reformave të nevojshme. Ai vëren se edhe më tej mbetet e hapur mundësia që përgjimi të përdoret në mënyrë të paligjshme nga ndonjë qendër e paligjshme, individ apo subjekte.
Alsat-M

