Prokuroria Speciale insiston në ngrirjen e pronësisë së selisë kryesore të VMRO DPMNE-së. Para Këshillit të Gjykatës Supreme, Prokurororja Lençe Ristovka ka shpjeguar se kjo pronë doemos duhet të ngrihet pasi që ka gjasa që të shkojë në duar të tjetër kujt. Kjo duke u bazuar në faktin që në fund të viti 2016, personat udhëheqës e kanë lënë objektin nën hipotekë për të marrë kredi.
LENÇE RISTOVSKA, PROKURORE
“Në rastin konkret, ankesa është për vendimin e dytë për të cilin vlerësojmë se është në kundërshtim me më shumë ligje, e sidomos ligjin për Marrëdhënie Detyruese, Ligjin për Furnizime Publike dhe për Financimin e Partive Politike. Kërkuam nga gjykata që ta shpall këtë vendim si të paligjshëm. Kjo mënyrë e veprimit me ngrirje të përkohshme është që të dëshmojmë se kriminaliteti nuk ia vlen…”
E pyetur nëse me këtë veprim tentojnë t’i ndihmojnë pushtetit për t’i fituar zgjedhjet lokale, Ristovska mohoi çfarëdo lloj animi kah ndonjë parti politike dhe theksoi se ngrirja e pronësisë është në interes të vet VMRO-së.
LENÇE RISTOVSKA, PROKURORE
“Pohimet e tilla nuk janë të vërteta. Shumë herë jemi distancuar nga deklarata të ndryshme politike dhe këtë gjë do ta bëj edhe në këtë moment. Dua të theksoj se ngrirja e pronësisë është e përkohshme në mënyrë që të pengohen personat udhëheqës që mund ta shesin, dhe me këtë veprim partisë do t’i shkaktohej dëm shtesë. Nëse e marrim partinë politike si një subjekt i veçantë juridik, do rezultojë e kundërta. Ne jemi në mbrojtje të partisë politike”
I akuzuari kryesor në rastin “Talir” për financimin e paligjshëm të VMRO DPMNE-së është lideri i partisë Nikolla Gruevski ndërsa si bashkëpunëtor të tij janë cilësuar Ilija Dimovski, Daniella Rangellova, Emill Dimitriev, Martin Protugjer, Kirill Bozhinovski, Aleksandar Biçikliski dhe Ivo Kotevski. Prokuroria Speciale dyshon edhe për pastrim parash që arrijnë deri në 5 milion euro. Rasti “Talir” u publikuar një muaj para afatit përfundimtar i cili e kufizonte PSP-në të ngrejë akuza të reja, por për shkak të procedurave tejet të komplikuara ligjore nuk u arrit të propozohet as aktakuzë.
Ferikan Iljazi Arifi

