Projketi Shkupi 2014 është një viurs i cili duhet të trajtohet në karantinë.Kështu e ka cilësuar projekin kundërthënës Ministri i Kulturës Robert Allagjazovski,duke preyantuar punën 100 ditore të tij si ministër.Ai tha se prioritet do tu jepet objekteve të cilat janë kontestuese dhe projekteve të cilat kanë hasur në komplikime të ndryshme.
Ne e cilësojmë projektin “Shkupi 2014” si një virus i cili së pari duhet të vihet në kerantin, ta trajtojmë në mënyrë të izoluar derisa të marrim një vendim se cfarë do të bëjmë më tutje. Grupi i punës për projektin Shkupi 2014 në fund vendosi që t’i qasemi problemit me faza, gjegjësisht t’i jepet prioritet atyre objekteve të cilat janë më kontestuese, si përmendorja e “Andon Qosetos” si dhe projektet të cilat janë në faza të ndryshme të ndërtimit të cilat praqesin komplikime të ndryshme dhe dëmtojnë buxhetin e shtetit- deklaroi Robert Allagjozevski.
Sa ju përket projekteve shqiptare si psh teatri i Tetovës dhe Shkupit, Allagjazovski tha se janë duke u zhvilluar në dinamiken e paraparë.
Tetatri shqiptar në Shkup dhe objekti i teatrit dhe biblotekës në Tetovë,realizohen në bazë të dinamikës së parparë,Teatri Shqiptarë është në fazën përfundimtare,ndërsa teatri dhe bibloteka ne Tetove planifikohet që vitin e ardhshëm të përfundojnë,pastaj mendoj se vijon furnizimi i ri publik për strukturën e tyre të brendshme, interierin, kështuqë mendoj se për një vit deri në dy do të jenë në gjendje të plotë- shtoi Robert Allagjozevski.
Projekti kundërthënës “Shkupi 2014” që llogaritet në më shumë se gjysmë miliardë euro në vazhdimësi ka nxitur reagime të protesta të ndryshme në opinionin për shkak të harxhimeve merramendëse në kohën kur vendi përballej me krizë të rëndë ekonomike.
Valmira Zendeli

