14 shtatori ishte afati i fundit për zyrtarizimin e kandidaturave për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Edhe pse ishte paralajmëruar dorëheqja nga posti i ministrit, një gjë e tillë nuk ndodhi me Arben Taravarin.
Sipas disa informacioneve që qarkullojnë në mediat në gjuhën Maqedonase, ky departament do të vazhdonte të udhëhiqet nga kuadri i Aleancës për Shqiptarët. Në këtë lojë u përmendën tre mjekë. Bekim Pocesta Drejtor i Kardiologjisë, Bekim Tateshi, Drejtori i Klinikës së Oftalmologjisë, dhe Fatmir Mexhiti, neurolog dhe koleg i Taravarit. Që të tre janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Taravarit. Por një gjë e tillë nuk ndodhi as më 14 shtator dhe as deri më sot që jemi 18 shtator.
Kontradiktor në deklarata publike, Taravari edhe njëherë e dëshmoi moskonzistencën në politikbërje. Në kuvendin zgjedhor ku dhe publikoi kandidaturën, Taravari tha që nuk do të largohej nga posti i ministrit edhe gjatë fushatës, dhe se, për kohën e fushatës do të shfrytëzonte pushimin vjetor.
“Tash për tash do të vazhdoi të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, dy javë do të marrë pushim gjatë fushatës zgjedhore por çdo ditë kur do të duhet të nëshkruai do të shkoj. Mbas zgjedhjeve do të ulemi si kryesi e partisë. Kryesia e partisë vendos, në qoftë se do t’i fitoi zgjedhjet, normalisht do të vazhdoj në Komunën e Gostivarit, në qoftë se do t’i humb, do ta analizojmë dhe besoj se pas asaj duhet të vije edhe dorëheqje”, tha Taravari.
I ndikuar nga presioni i opinionit publik Taravari tha se do të shqyrtonte punën e dorëheqjes, që më pastaj ti mbetet besnik qëndrimit paraprak, të garon për kryetar komune por mos të jep dorëheqje nga posti i ministrit.
Disa ekspertë, megjithatë, mendojnë se nuk është në rregull që edhe të udhëheqësh kampanjë parazgjedhore edhe të ulesh në postin e ministrit.
Duke u nisur nga kjo, në opinion lindën dyshimet që Taravari nuk do të largohet nga posti i ministrit, sepse, do të shfrytëzonte resurset e ministrisë për të bërë fushatë. Këtij dyshimi i shërbehu edhe postimi i fotografisë nga ana e tij me personelin që e quajti skuadra që do të niset për në Gostivar për fushatën zgjedhore, dhe ku shiheshin njerëz të punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë.
Për shkak të kontradiktave, në opinion po vërehet një dyshim mbi deklaratat e tij. Taravari bashkë me liderin kishin paralajmëruar dorëheqje nëse nuk do të fitonin zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit të kaluar. Përskaj kësaj, ato vazhdojnë të drejtojnë partinë me prefiksin “Në dorëheqje”, por që nuk e respektuan.
Tani Taravari thotë se nëse do të humbte zgjedhjet në Gostivar, do të tërhiqej nga Politika. Po sa është e besueshme kjo, kur veprimet e tij në vazhdimësi flasin se nuk u përmbahet fjalëve që i thotë. Tetovasot

