Sondazhi më i ri i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) paraqet rritje të dukshme të optimizmit për situatën në vend dhe perspektivat për anëtarësim në BE. Numri i maqedonasve që e vlerësojnë situatën politike si “të qetë dhe stabile”, që në mars të këtij viti ishte 5 për qind, është ngjitur në 44 për qind në gusht të 2017-ës. Sipas IRI-t, ky zhvillim lidhet me formimin paraprak të qeverisë pas dy vite konflikti të ashpër politik. Përqindja e atyre që përshkruajnë mjedisin aktual politik si “të tensionuar dhe të pasigurtë” ra për 18 pikë – 62 për qind në mars 2017; 44 për qind në gusht 2017, dhe numri i atyre që e vlerësonin situatën si “kritike dhe jostabile” u zvogëlua për 22 pikë – 32 për qind në mars 2017; 10 për qind në gusht 2017.
INSTITUTI NDËRKOMBËTAR REPUBLIKAN
“Qeveria e re duhet të sheh këtë si mundësi për të rifituar besimin e popullit të Maqedonisë dhe të ndërmerr veprime kuptimplotë për t’ju përgjigjur çështjeve që brengosin qytetarët”.
Ndjenja e rikthyer e stabilitetit që pasqyrohet në sondazh ka kontribuar në një shqyrtim më optimist të ekonomisë. Rritje të optimizmit vërehet edhe në fushën e ekonomisë. Tridhjetë e tre për qind tani mendojnë se ekonomia do të përmirësohet në dy vitet e ardhshme – rritje prej 12 pikë nga mars 2017. Edhe pesimizmi mbi cilësinë e jetës në Maqedoni ka rënë: numri i të anketuarve që vlerësojnë se cilësia e jetës së tyre keqësohet ka rënë prej 38 për qind në mars 2017 në 24 për qind.
INSTITUTI NDËRKOMBËTAR REPUBLIKAN
“Maqedonasit gjithashtu paraqiten si më optimist edhe mbi perspektivat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Numri i atyre që mendojnë se vendi është më afër anëtarësimit në BE sot sesa kur fillimisht ka fituar statusin e kandidatit është rritur prej vetëm 13 për qind në mars 2017 në 41 për qind. Mbështetja për anëtarësim në BE vazhdon të jetë e fortë me 77 për qind—përmirësim prej pesë pikë prej marsit të 2017”.
Ky sondazh u realizua për Qendrën për Hulumtime të Sondazheve nga kompania për hulumtim të tregut Brima. Të dhënat janë mbledhur prej 4 – 12 gusht, 2017, nëpërmjet intervistave ballë për ballë me mostër që përfaqëson kombësinë, prej 1,108 të intervistuarve me moshë prej 18 vjeç e më lartë. Teuta Buçi

