13 Dhjetor Ka dështuar edhe sot zgjedhja e kryetarit të këshillit të Komunës së Tetovës. Edhe pse kandidati nga radhët e PDSH-së Adnan Bilalli, mori 15 vota nga gjithsej 19 këshilltarët e pranishëm në seancë, dhe u bë betimi solemn, zgjedhja e tij, nga organet e Komunës së Tetovës nuk llogaritet si ligjore. Arsyeja që ai nuk pranohet është neni 47, paragrafi 2, i Ligjit për vetëqeverisje lokale, dhe nenit 19 paragrafi 1, nga rregullorja e punës e këshillit komunal, njoftojnë nga komuna e Tetovës. Vërejtje ka por ata nuk e morën parasysh se një këshilltari nuk i është verifikuar…
Author: almakos
13 Dhjetor Modeli i rrymës së lirë që u miratua në tetor të këtij viti, sipas të gjitha gjasave do të vlejë për vetëm edhe një vit. Nga fundi i vitit 2018 pritet të bëhet liberalizimi i plotë i tregut, ku çdo amvisëri do të mund ta zgjedhë kompaninë prej ku do të furnizohet me rrymë. Këta furnizues nuk do të jenë të obliguar të ofrojnë tarifë të lirë prej orës 14:00 deri në orën 16:00 dhe nga ora 22:0 deri në orën 06:00 të mëngjesit siç është tani, porse do të kenë pako me oferta. Zv/kryeminisri për çështje ekonomike,…
13 Dhjetor Banorët e Shkupit, respektivisht të komunave Karposh, Qendër dhe Gazi Babë bashkë me banorët e Kumanovës, Tetovës dhe Velesit mbrëmë dhe sot thuajse janë ngulfatur nga ndotja e ajrit. Përqëndrimi i lartë i grimcave kancerogjene PM10 dhe PM 2.5 është për disa herë më i lartë nga sasia e lejuar. Kreu i Shkupit, Petre Shilegov tha se nuk duhet të bëhet “shou” nga kjo problematikë e ndjeshme për qytetarët por se për gjetjen e zgjidhjes, punohet intenzivisht në bashkëpunim me Ministrinë e Ekologjisë. Si një ndër masat e radhës që do të ndikoj në pastrimin e ajrit, Shilegov…
Këshilli për reforma në gjyqësor punon në mënyrë jo transparente, ka deklaruar drejtorja e akademisë për gjykatës dhe prokuror, Aneta Arnaudova duke reaguar edhe për lënien e këtij institucioni jashtë strategjisë për reforma në gjyqësor. Në deklaratën para fillimit të punëtorisë ndërkombëtare lidhur me standardet e BE-së për stërvitjen dhe gjykatësve dhe prokurorëve, Arnaudova tha se mbeten dilema se çfarë do të ndodhë me zgjedhjen e gjykatësve dhe nëse do të mbetet përqindja për të cilin kishte marrëveshje në strategjinë për reforma, pasi siç tha ajo, javën e kaluar në Bruksel, përfaqësues i i Ministrisë Drejtësisë kishte deklaruar se po…
Vizitën e kryeministrit Zoran Zaev, një ditë më parë në Kosovë dhe takimet me krerët e shtetit, profesori universitar Blerim Reka e sheh si një kthesë e politikës së jashtëm të Maqedonisë me orientim perëndimor. Zaevi me ketë vizitë e ktheu politikën e jashtme pro perëndimore dhe e ndërpreu atë pro lindore që ka qenë 10 vjetet e kaluara. Me fjalë të tjera, kjo vizitë edhe një herë e dëshmoi rikthimin e Maqedonisë në rrugën euro atlantike pas 10 vitesh në rrugën që ishte për nga lindja. Me fjalë të tjera kryeministri Zaev vetëm konfirmon se është i përcaktuar stategjikisht…
Në reagimin e parë pas rifillimit të negociatave për emrin me Greqinë, kryeministri Zoran Zaev tha se vendi përcolli mesazhin se ka vullnet për t’i zgjidhur çështjet e hapura me fqinjët. Zaev tha se OKB-ja ka rol të rëndësishëm ndërmjetësues, por se gjithsesi barra bie mbi dy shtetet. Kemi përcjellë mesazh të fuqishëm për vullnet të sinqertë politik për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe mbylljen e të gjitha çështjeve që janë pengesë për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve. Kombet e Bashkuara janë forum për zgjidhjen e një pjese të këtyre çështjeve, por angazhimi patjetër të vijë nga vetë shtetet…
Dorëheqjet e parevokueshme të tetë anëtarëve të KSHZ-së janë deponuar në Kuvend dhe po presin konstatimin e institucionit ligjvënës. Kuvendi në afat prej 3 ditësh është i obliguar që t’i konstatojë dorëheqjet, pas çka do duhej do të shpallet konkurs për anëtarët e rinj, të cilët do t’i propozojnë partitë parlamentare kurse të pavarurit të zgjidhen me konkrs publik. Dorëheqja e anëtarëve të KSHZ-së ka hapur një problem shtesë në Qeverinë e Zoran Zaevit. Këtë e pranoi edhe vet kryeministri i cili tha se brenga kryesore e tij është plotësimi i vendeve të zbrazëta të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Kuvend,…
Shumë komuna të Shkupit ende nuk e kanë zgjidhur problemin me qentë endacak. Në qytetin e Shkupit mendohet të ketë rreth 10 mijë qenë të tillë. Qytetarët ankohen se në mungesë të hapsirës, nga i ftohti dhe nga mungesa e ushqimit qentë bëhen agresiv dhe sulmojnë banorët kalimtar. Stacionet për trajtimin e tyre, pothuajse janë jofunksionalë. Stacioni të zgjerohet, të bëhet më i madh, t’i mbledhin atje e mos t’i lëshojnë. Unë i thirra para 5 ditëve erdhën dy ditë i mblodhën nga 1-2 qen dhe shkuan por ka më shumë. Pra të ketë më shumë hapësirë, jo vetëm t’i…
Gjykata e Apelit ka vërtetuar akuzën e Prokurorisë Speciale për lëndën Titanik 3. Pas këtij vendimi, së shpejti pritet fillimi i gjykimit për deputetin e BDI-së, Ejup Halimi dhe ish zyrtarin e këaj partie, Ismet Guri, të cilët ekipi i Katica Janevës i ngarkon me veprën penale “shkatërrim të materialit zgjedhor. Sipas akuzës, dy zyrtarët e BDI-së kanë përmirësuar rezultatet nga votimi në zgjedhjet lokale në Çair në vitin 2013.
13 Dhjetor Para pak çastesh në mbledhjen e Këshillit Komunal të Tetovës me 15 vota pro, Adnan Bilalli që ishte bartës i listës së këshilltarëve të PDSH-së është zgjedhur kryetar i këshillit komunal të Tetovës. Kandidatura e tij u mbështet nga BDI, LSDM dhe PDT përfshi votat edhe të PDSH-së, kurse Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët ishte kundër. Këshilli i Tetovës numëron 31 anëtarë, ndërkaq Besa dhe Aleanca për shqiptarët deklaruan se 15 vota nuk mjaftojnë për një zgjedhje legale të kryetarit të këshillit. Sipas informatave jozyrtare, këshilltari i BDI-së nga fshati Xhermë nuk ka pranuar të votoj kandidatin…
Këshilli për reforma në gjyqësi punon në mënyrë shumë jo transparente. Në Projekt strategjinë për reforma në gjyqësi, aspak nuk ishim të përfshirë si Akademi pavarësisht porosive se Qeveria e re do të jetë transparente, deklaroi sot drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë Aneta Arnaudovska. Në deklaratën për media që e dha para fillimit të Punëtorisë ndërkombëtare për standardet e BE-së për trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve theksoi se në Projekt strategjinë parashikohej që një përqindje e caktuar e gjyqtarëve do të zgjidhen me një Akademi të papërfunduar e cila, siç tha, nuk u pranua në raportin e…
Një mësues me inicialet A. E. 48 vjeç, mësimdhënës në shkollën fillore në Batincë të Shkupit ka njoftuar policinë sepse paraditen e sotme në kohën që po jepte mësim në këtë shkollë, në klasë ka hyrë shtetasi me inicialet A. J. 58 vjeç dhe fillimisht e ka ofenduar verbalisht e më pas e ka sulmuar edhe fizikisht. Shenjat e dhunës janë të qarta pasi ka marrë dëmtime në fytyrë. Këtë e vërteton edhe policia, “shtetasi A. E. ka marrë lëndime të dukshme”, thuhet nga policia. Një veturë polici ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e…

