13 Dhjetor
Para pak çastesh në mbledhjen e Këshillit Komunal të Tetovës me 15 vota pro, Adnan Bilalli që ishte bartës i listës së këshilltarëve të PDSH-së është zgjedhur kryetar i këshillit komunal të Tetovës.
Kandidatura e tij u mbështet nga BDI, LSDM dhe PDT përfshi votat edhe të PDSH-së, kurse Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët ishte kundër.
Këshilli i Tetovës numëron 31 anëtarë, ndërkaq Besa dhe Aleanca për shqiptarët deklaruan se 15 vota nuk mjaftojnë për një zgjedhje legale të kryetarit të këshillit.
Sipas informatave jozyrtare, këshilltari i BDI-së nga fshati Xhermë nuk ka pranuar të votoj kandidatin e PDSH-së për kryetar këshilli dhe në momentet e fundit “shumica” nuk kanë arritur të sigurojnë 16 vota.
Këshillëtarët e VMRO-së e bojkotuan seancën në shenjë revolte për arrestimin e funksionarëve të të partisë së tyre që akuzohen për dhunë në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të këtij viti.

