Author: almakos

14 Dhjetor Kongresi i VMRO-DPMNE-së i paralajmëruar për javën e ardhshme i jep shpresë ambasadorit të BE-së Samuel Zhbogar se kjo parti do të ndryshojë rolin e saj dekonstruktiv dhe të përfshihet në realizimin e reformave. Ai nuk deshi të komentojë arrestimet e fundit të deputetëve të kësaj partie, duke thënë që kjo do të nënkuptohej si ndërhyrje në punën e gjyqësorit Shpresoj se pas Kongresit të VMRO-DPMNE-së javën e ardhshme, ne do të fitojmë një opozitë që nuk është e përkushtuar vetëm që në mënyrë destruktive të parandalojë gjërat që të ndodhin. Më mirë të kemi një opozitë që…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor Hekurudha nga Beljakovcka deri në Kriva Pallankë, në gjatësi prej 34 kilometrave, do të ndërtohet me mjete evropiane. Maqedonia ka marrë grant gjegjësisht mjete të pakthyeshme, në vlerë prej 68,6 milionë euro, të destinuara për fazën e dytë të hekurudhës me Bullgarinë. Investimi i përgjithshëm për realizimin e këtij aksi është 146 milionë euro. Këtë shumë shteti paraprakisht e siguroi përmes kredisë nga Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim. Nga Ministria për transport dhe lidhje informojnë se si rezultat i grantit të fituar do të përdoret vetëm një pjesë e këtij borxhi gjegjësisht rreth 80 milionë euro. Pjesa…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor Ministria e Jashtme reteron nga optimizmi i deritanishëm për zgjidhjen e çështjes së emrit. Në një brifing me gazetarët nga ky dikaster thanë se në për momentin vendi po përballet me krizë të brendshme, me bojkotin e opozitës e cila veç tjerash akuzon pushtetin se me zgjidhjen e kontestit me Greqinë kjo Qeveri do t’i tradhtoj interesat nacionale andaj edhe refuzon ti përkrah reformat. Kjo situatë sipas Ministrisë, po e vë në pikëpyetje jo vetëm konsensusin e nevojshëm nacional, por edhe aktivitetet e mundshme për të eliminuar irredentizmin, për të cilën e akuzon Greqia. Në një situatë të…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor Opozitarja VMRO DPMNE ka akuzuar kreun e Shkupit Shilegov dhe Qeverinë për neglizhencë ndaj problemit me ajrin e ndotur duke shtuar se ata nuk po ndërmarrin asnjëfarë mase për zgjidhjen e këtij problemi. Në reagimin me shkrim të kësaj partie thuhet se premtimet para zgjedhore të kreut të Shkupit tani janë kthyer në shou. Ata kërkojnë nga autoritetet vendore që në mënyrë urgjente të gjejnë zgjidhjen e këtij problemi, me çka do të eliminoheshin edhe komplikimet shëndetësore tek qytetarët si pasojë e ndotjes.

Lexo më Shumë

14 Dhjetor Komuna e Çairit ka kërkuar edhe 125 milionë denarë, mjete plotësuese për ndërtimin e sheshit “Skënderbeu” në Shkup. Këtë e bëri të ditur ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu i cili tha se kjo shumë e mjeteve parashikohet në Buxhetin e ministrisë në fjalë për vitin 2018. Siç u përgjigj Fazliu, kjo shumë është kërkuar për shpenzimet shtesesë të cilat janë paraqitur gjatë zhvillimit të punimeve ndërtimore të sheshit Skënderbeu. Ndërsa milionat pritet të kalojnë në xhirollogari të Komunës së Çairit, në sheshin“Skënderbeu” tashmë kanë nisur të vërehen edhe dëmtimet e para. Ndërkohë, nga komuna e Çairit shfajësohen…

Lexo më Shumë

Në mes të djalit dhe nipit, për cilin mund ta zgjedhësh vdekjen? Kjo është dilema para së cilës vihet Ademi, personazhi kryesor i filmit “Kolona” me regji nga Ujkan Hysaj dhe skenar nga Besian Hysaj. Ngjarja e vendosur në kohën e luftës, përshkruan ngjarjen e një familjeje e cila ndalet në një pikë kontrolli të ushtrisë serbe dhe vendoset para një dileme të madhe, të rëndë, e shumë të dhimbshme. Një përshkrim perfekt i situatës kaotike të luftës, me aktore të dëshmuar si Irena Cahani, Arbnesha Grabovci, Sunaj Raqa, Albulena Kryeziu etj, ky film ka një vlerësim 7.6/10 në IMDb…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor Lëvizja Besa bojkoton seancën për leximin e dytë të propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve. Sipas tyre, mospjesëmarrja vjen si rezultat i skenarëve dhe keqpërdorimeve që bën kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane Artan Grubi dhe kolegët e tij nga BDI-ja. Nuk do të marrim pjesë në debate të cilat janë teatër të kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, por vetëm si grup parlamentar i Lëvizjes Besa kërkojmë nga komisioni që të votohet për amendamentet të cilat i parashtruam dje. Ideja e amendamenteve ishte përmirësimi i cilësisë së këtij ligji por siç e shihni nga BDI-ja dhe nga kryetari…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor Nesër në fillim të seancës parlamentare do të konstatohen dorëheqjet e dy deputetëve të shumicës, Vasko Kovaçevski dhe Stevo Pendarovski. Kovaçevski deklaroi se do të jetë njeriu i parë i kombinatit të “REK Bitolla” derisa Pendarovski është zgjedhur Koordinator nacional i NATO-s. Në vendet e tyre do të vijnë Samka Ibraimovski dhe Dalibor Bogdanovski. Kovaçevski gjatë një deklarate për media paralajmëroi edhe ndryshime tjera të kuadrove në pozitat udhëheqëse të qeverisë. Por Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spaskovski thotë se ende asgjë e re nuk ka ndodhur në plotësimin e vendeve vakante në formacionin qeveritare. Ai thotë…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor Qyteti i Shkupit ka prekur majën e listës botërore për nga ndotja e ajrit, duke lënë pas vetes qytetet Kalkuta të Indisë, Daka të Bangladeshit e shumë metropole tjera botërore të njohura për nga ndotja. Matjet në Shkup tregojnë 376 mikrogram grimca kancerogjene për metër kub, shifër kjo e cila është e mjaftueshme që kryeqyteti i vendit të rangohet në vendin e parë në nivel botëror. “Të dhënat zyrtare të ministrisë së Ambienti Jetësor flasin për nivele alarmante të ndotjes së ajrit. Më e rëndë gjendja paraqitet në komunat e Shkupit dhe në qytetin e Kumanovës. Për momentin…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor Gjykimi i sotëm në rastin “Spiuni” është shtyrë për 23 janar. Arsyeja ishte mungesa e të pandehurit Marjan Efremov. Gjykata urdhëroi për seancën e ardhshme t’i dërgohet thirrje sipas rregullit. Përndryshe këtë lëndë tani e përfaqëson prokuroria speciale pas marrjes përsipër nga prokuroria e rregullt. Gjykata e Apelit vitin e kaluar i uli dënimet e të pandehurve dhe e ndryshoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Penale. Përveç Efremovit, tashmë të dënuar në rastin janë edhe ish gjenerali Goran Stojkov, Marjan Maxhovski dhe Vane Cvetanov. Në rastin “spiuni”, që është nga viti 2013, 18 persona janë dënuar…

Lexo më Shumë

Qytetarët shprehen të pakënaqur me masat e ndërmarra kundër ndotjes enorme të ajrit. Të anketuar nga Alsat thonë se druajnë për shëndetin sidomos të fëmijëve të tyre, të cilët çdo ditë thithin ajër të “helmuar”. Sipas tyre edhe përkundër paralajmërimeve të institucioneve se janë duke punuar në zgjidhjen e problemit, ndotja nuk zvogëlohet por niveli i saj çdo ditë e më shumë rritet. “Më pengon si nuk më pengon unë jam mjeke dhe e di çka do të thotë, por zgjidhje nuk ka . masa nuk janë marrë deri më tani”. “Ajri na pengon shumë, tani u deshtë të dal…

Lexo më Shumë