Qytetarët shprehen të pakënaqur me masat e ndërmarra kundër ndotjes enorme të ajrit. Të anketuar nga Alsat thonë se druajnë për shëndetin sidomos të fëmijëve të tyre, të cilët çdo ditë thithin ajër të “helmuar”. Sipas tyre edhe përkundër paralajmërimeve të institucioneve se janë duke punuar në zgjidhjen e problemit, ndotja nuk zvogëlohet por niveli i saj çdo ditë e më shumë rritet.
“Më pengon si nuk më pengon unë jam mjeke dhe e di çka do të thotë, por zgjidhje nuk ka . masa nuk janë marrë deri më tani”.
“Ajri na pengon shumë, tani u deshtë të dal në pauzë dhe vërtet shumë më pengon, akoma nuk janë marrë masat tash është ndryshuar edhe pushteti dhe nuk janë marrë masa , edhe mjegulla vërtet shumë ndjehet ajri i ndotur, sidomos në mëngjes”.
“Vërtet më pengon shumë, është normale shihet”.
“Shumë na pengon jo vetëm neve por edhe fëmijëve e shihini se si është kohë, nuk besoj se kanë marrë masa janë duke pretuar një kohë të gjatë , por asgjë s’kanë bërë”.
“Na pengon por çfarë të bëjmë, me i prit ata që të marrin, asnjëherë nuk do të marrin vetme zoti mund të merr masa, ata s’do të marrin masa asnjëherë s’kanë marr dhe s’do marrin asnjëherë”.
Nga ana tjetër mjekët alarmojnë se më të rrezikuarit nga ndotja janë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronik. Ata rekomandojnë që të kufizohen lëvizjes jashtë në këtë situatë alarmante.
Apelojmë tek të gjithë popullata që të ruhen dhe të mos eksponohen në këtë ajër të ndotur , mos të dalin pa arsyeje të adaptojnë veshmbathje në bazë të kushteve atmosferike , te kenë kujdes në higjienën personale dhe të mos kenë kontakt me persona që janë të sëmur nga sëmundjet sezonale . Grup moshat më të prekura janë fëmijët të cilët janë dhe të pa fajshëm – deklaroi Sedat Limani, mjek.
Autoritetet ndër vite kanë premtuar masa konkrete për uljen e nivelit të ndotjes, por deri më tani ndotja në vend se të “zhduket” është rritur gjithnjë e më shumë.
Senat Zylbehari

