Kjo është zyra rajonale e Komisionit shtetëror zgjedhor në Kumanovë, ku në zgjedhjet lokale të tetorit janë organizuar dhe përpunuar rezultatet nga votimet për të parin e qytetit. Të punësuarit në Komisionin shtetëror zgjedhor rajonal në Kumanovë ankohen për kushtet mizere në të cilat ata punojnë por nuk deshën të prononcohen për kamerën e televizionit Alsat M. Punëtorët administrativ të KSHZ-së thonë se punojnë në një ambient që nuk i ngjason aspak një zyre normale ku vendoset për përbërjen e re të kryetarit dhe këshillit komunal. Të njëjtit ankohen për kushte elementare për punë, ku instalimi elektrik është shumë i…
Author: almakos
Shkupi sot frymon lirshëm. Kushtet klimatike që përfshinë mbrëmë territorin e kryeqendrës, larguan ndotjen enorme të ajrit e cila për ditë me radhë po ngulfaste qytetarët. Rrugët dhe parqet e Shkupit për dallim nga ditët e tjera, sot ishin të mbushura me fëmijë. Të anketuarit e ALSAT-it thonë se si pasojë e nivelit të lartë të ndotjes së ajrit, ditë me radhë fëmijët nuk i kanë dërguar as në çerdhe e shkolla e as nuk i kanë lënë të dalin jashtë. Shkaku që ajri është pastruar sot kemi dalë bashkë me djalin. Ai është i sëmurë ka kollitje, sot dolëm…
16 Dhjetor Qeveria aktuale ende nuk tregon çfarë do të bëjë me një pjesë të përmendoreve nga projekti Shkupi 2014 për të cilat komisioni i posaçëm i ministrisë së kulturës tregoi se ka pasur parregullsi procedurale gjatë ndërtimit. Ministri Robert Alagjozovski, sot në Ohër tha se tani për tani nuk ka asgjë të re rreth mundësisë së heqjes së një pjese të përmendoreve. Grupi i punës vazhdimisht na dorëzon elaborate të reja për përmendoret nga projekti Shkupi 2014, por për fatin e tyre, a do hiqen apo jo, ende nuk ka asgjë. Jemi në bisedime edhe me Qytetin e Shkupit…
Ndërtimi i objekteve të reja në qytetin e Shkupit dhe pa mos respektuar kriteret dhe rregullat e urbanizmit kanë ndikuar në masë të madhe në ndotjen e ajrit. Shqetësuese paraqiten edhe ndërtimet që po kryen në malin Vodno. Sipas arkitektit Miroslav Grçev çdo objekt i ri që ndërtohet shkatërron hapësirat e gjelbërta të cilat pushtetarët i shohin si mundësi për profit. Kohëve të fundit tek ne ndërtohet në kundërshtim me rregullat e urbanizmit dhe praktikat e mira urbanistike, e siç e shihini ndërtohet edhe në Vodno ku shaktërrohen pyjet tona . Ne jemi duke shkuar prapa nga praktikat , urbanizmin…
Këshilli për verifikimin e fakteve, i cili vepron në rastet e përgjegjësive të gjyqtarëve, mori në shqyrtim rastin kundër gjyqtares nga Gjevgjelia e cila me kërkesë të PSP-së, ka miratuar bastisje në shtëpinë e ish kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vladimir Pançevski, njoftoi portali “Svedok”. Kryetari i trupit, Sasho Pocevski, për Alsat M shpjegoi se rasti i cili prek gjykatësen Zlata Popovska ende është larg vendimit- nëse ka gabuar ose jo kur e ka miratuar kërkesën e Speciales. Është pranuar vetëm iniciativa. Procedura është iniciuar, por është në fazën fillestare. Ne ende nuk i kemi marrë shkrimet e as…
16 Dhjetor Nën moton “Zgjohu për ajër të pastër” qindra qytetarë të Shkupit sot protestuan para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Ata kërkuan zgjidhje të shpejtë dhe afatgjate të problemit, ndërkohë akuzuan autoritetet kompetente se nuk angazhohen mjaftueshëm për zgjidhje e kësaj çështje. Protesta u organizua përmes rrjeteve sociale nga grupe të ndryshme qytetarësh. Protestojë kundër jo aftësisë së Qeverisë për përballje me ndotjen e ajrit. Gjithmonë thuhet gjoja po ndërmerren masa dhe akuzohen qytetarët e thjeshtë , ndërkaq Qeveria pafuqinë e saj për tu përballur me këtë problem ua hedh më të dobëtëve. Dhe ja dolëm ta tregojnë revoltën…
Aleancës për Shqiptarët do t’i merret Ministria e Shëndetësisë, ndërsa në këmbim do i ofrohet posti i Zëvendës Kryeministrit për Reforma. Së paku kështu mësohet nga burime brenda partiake të të dy palëve. Në Aleancën për Shqiptarët thonë se vendimin përfundimtar do të merret pasi kreu partiak, Ziadin Sela, të kthehet këtë të diel nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të njëjtën e konfirmuan edhe socialdemokratët. Selia blu në Bihaçka deri të hënën pritet që të vendos mes tre emrave për Ministër të Shëndetësisë. Më i përfoluri është neurokirurgu Venko Filipçe, emri i të cilit ishte përmendur edhe në maj…
< Kryeministrat e Maqedonisë dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama sot do të vizitojnë minitoritetin maqedonas në bashkinë e Pustecit. Në Pustec dy kryeministrat do të takohen me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale, ndërkaq do të vizitojnë edhe një shkollë dhe do të dhurojnë pajisje për nxënësit. Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë dje në qytetin shqiptar të Pogradecit mbajtën mbledhjen e parë të përbashkët, ku në rend dite ishin disa tema të kahëzuara drejt avancimit të bashkëpunimit bilateral. “Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë presin që në vitin 2018 t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në…
Moti sot do të jetë i ftohtë, me erë veriore dhe vranësira. Pritet të ketë reshje të shiut në pjesët perëndimore të vendit. Kurse reshje bore do të ketë në vendet e larta mbi 600 metra. Temperatura do të lëvizin nga 3 deri në 15 gradë celsius. Në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë nga 5 deri më 12 gradë celsius.
15 Dhjetor “Seanca e parë ndërqeveritare ngre në një nivel tjetër marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Shqipërisë”. Ky është qëndrim i përbashkët i të dy kryeministrave, atij maqedonas Zoran Zaev dhe atij shqiptar Edi Rama. Palët nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi për infrastrukturë, ekonomi, siguri, kulturë dhe arsim. Rama kërkoi nga pala maqedonase të analizojë mundësinë e vazhdimit të aksit rrugor Bllatë – Shkup, për të kompletuar edhe matanë kufirit atë që njihet si Rruga e Arbrit. Duke vendosur theksin në vullnetin e Zaevit për përmirësim të marrëdhënieve ndëretnike, Rama kërkoi miratim të Ligjit të gjuhëve, si përmbyllje të Marrëveshjes së Ohrit.…
15 Dhjetor Kryeministri Zoran Zaev nga Shqipëria tha se të hënën do të dorëzohen në Kuvend propozimet me emrat e kandidatëve për anëtarë të kabinetit qeveritar. Bëhet fjalë për shëndetësinë, dy ministra pa portofol dhe zv.ministrin e arsimit. Zaev theksoi se nuk ka rikonstruktim të Qeverisë por plotësim të kabinetit qeveritar.
15 Dhjetor Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Evropian (BE) do të përmirësojnë më shumë lidhjet e transportit në Ballkanin Perëndimor që janë thelbësore për zhvillimin e konkurrencës si dhe të ekonomisë së gjelbërt dhe të integruar të rajonit, sipas ”The Financial” (finchannel.com). BE-ja do të investojë 123 milionë euro për përmirësime të konsiderueshme të hekurudhave në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë. Këto fonde, investimet shtesë nga BERZH-i dhe të partnerëve të tjerë pritet të rrisin ndjeshëm tregtinë si me BE-në ashtu edhe brenda rajonit. ”Njëkohësisht, ato do të kenë një impakt pozitiv dhe të prekshëm për jetët e njerëzve duke krijuar udhëtime më të shkurtra dhe duke rritur sigurinë hekurudhore”, sipas BERZH-it. BERZH-i ka vënë në dispozicion 190,5 milionë euro hua për këto projekte, që mbështeten gjithashtu nga kontribute të tjera që vijnë nga tre qeveritë përfituese, nga Banka Evropiane për…

