16 Dhjetor
Nën moton “Zgjohu për ajër të pastër” qindra qytetarë të Shkupit sot protestuan para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Ata kërkuan zgjidhje të shpejtë dhe afatgjate të problemit, ndërkohë akuzuan autoritetet kompetente se nuk angazhohen mjaftueshëm për zgjidhje e kësaj çështje. Protesta u organizua përmes rrjeteve sociale nga grupe të ndryshme qytetarësh.
Protestojë kundër jo aftësisë së Qeverisë për përballje me ndotjen e ajrit. Gjithmonë thuhet gjoja po ndërmerren masa dhe akuzohen qytetarët e thjeshtë , ndërkaq Qeveria pafuqinë e saj për tu përballur me këtë problem ua hedh më të dobëtëve. Dhe ja dolëm ta tregojnë revoltën tonë kundër kësaj. Kërkesa jonë është që gjithë Maqedonia të thithë ajër të pastër dhe kualitativ”.
Gjendja është alarmante dhe duhet të ndërmerren masa urgjente. 0:58 Unë personalisht mendoj se ndotja vjen nga veturat dhe duhet që në periudhat kur ndotja është shumë e lartë të ndalohet vozitja e veturave, ose të bëhet çift tek regjim i veturave- ankohen qytetarët.
Mbështesim padëgjushmëri qytetare , bllokadë të rrugëve, me qëllim përmirësimin e gjendjes. 4:00 do të iniciojmë kërkesë direkte deri tek të gjitha institucionet ndërkombëtare ku “Megjashi” është pjesëmarrës të na ndihmojnë me mbështetje ndërkombëtare, qeveritë dhe organet të cilat me të vërtetë kanë fuqi për ndryshimin e kësaj gjendjeje. 4:25 Konsideroj se gjysma e Maqedonisë është në gjendje të jashtëzakonshme dhe mendoj se edhe Qeveria edhe ministria e Arsimit dhe pushteti lokal të marrin punën në duart e tyre- thotë Dragi Zmijanac, Ambasada e Fëmijëve “Megjashi”.
Gjatë protestës së sotme u vërejt një numër i vogël i protestuesve shqiptarë edhe përkundër që ndotja i tangon të gjithë pa dallime fetare e kombëtare.
Apeloj për një vetëdijesim më të madh tek ana jonë shqiptare sepse mungon kultura e të protestuarit. Protesta është e mirë e përgjithshme, protesta nuk është politikë është apolitikë ndaj ngrihuni të gjithë protestoni sepse ajri është i të gjithëve. Ajri nuk ka nacionalitet”.
Ju bëj apel të gjithë shqiptarëve që të vijnë të ju bashkëngjitën protestave se kjo është për të mirën tonë, për të mirën e qytetit tonë- apelojnë qytetarët.
Dy ditët e kaluar Qyteti i Shkupit është ranguar si qyteti më i ndotur në botë. Gjatë ditës së djeshme Qeveria kumtoi një sërë masash të cilësuara si urgjente kundër ndotjes së ajrit, si lirimi i të sëmurëve kronik dhe të moshuarve nga puna periudhën derisa do jetë ajri i ndotur, pastrimi i përditshëm i rrugëve, reduktimi i komunikacionit rrugor etj. Por të gjitha këto masa, sipas njoftimit të Qeverisë do të gjejnë zbatim vetëm nëse gjatë ditës së sotme dhe nesërme stacionet matëse të ndotjes së ajrit do të tregojnë nivel të ndotjes mbi 200 mikogram grimca në metër kub.
Vjollca Aliti

