Author: almakos

Zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë kërkon konsensus më të gjerë dhe propozimi doemos të kalojë në referendum. Kështu deklaroi shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov i cili hodhi poshtë mundësinë që çështja e emrit të mbyllet në Kuvend. Në programet zgjedhore të partive të mëdha politike qëndron referendumi. Ky është premtim parazgjedhor. E dyta, çështja ka aso natyre që mendoj se nuk mund të zgjidhet në mënyrë të qëndrueshme nëse nuk pyeten qytetarët. Mendoj se qytetarët patjetër duhet të pyeten – deklaroi Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm. Dimitrov sot nuk tha cili do të ishte propozimi i pranueshëm për Maqedoninë.…

Lexo më Shumë

Në rrjetet sociale qarkullon reklamë për një produkt që shëron dhimbje në nyje për vetëm katër ditë. Kremin e rekomandon gjoja mjeku Konstantin Georgiev nga një klinikë e quajtur “Pan Zhitrev”. Në një faqe tjetër reklamuese ku reklamohet i njëjtit produkt, i është keqpërdorur emri mjekut Konstantin Mitrev nga klinika Zhan Mitrev. Pas një inspektimi kemi vërejtur se fotografitë janë të disa personave nga Rusia dhe se aspak nuk bëhet fjalë për mjek të Maqedonisë.Nëpër faqet e internetit është keqpërdorur edhe logo e Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë. Nga ky dikaster e kanë njoftuar policinë, prej ku informojnë se pas…

Lexo më Shumë

Të punësuarit në administratën publike nuk do të largohen nga puna ndërsa ka gjasa që të ketë punësime të reja në përputhje me kërkesat. Këtë sot e bëri të ditur Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski i cili tha se numri i të punësuarve në administratë është zvogëluar natyrshëm, megjithatë numri i saktë do të mësohet në mars të vitit të ardhshëm kur edhe do të publikohet raporti i punësimeve të vitit që po lëmë pas. Mançevski gjithashtu tha se do të ketë nevojë për punësim të elektro-inxhinierëve për shkak të implementimit të Regjistrit Qendror Elektronik. Mançevski pranoi…

Lexo më Shumë

Dhjetor Këshilltaret e VMRO-së në qytetin e Shkupit bllokuan foltoren e sallës së seancave pas hapjes së mbledhjes së këshillit të Qytetit në shenjë proteste kundër paraburgimeve dhe bastisjeve nepër shtëpitë e ish funksionareve të VMRO DPMNE-së. Kryetarja e Këshillit pasi ua tërhoqi vërejtjen disa herë që të tërhiqen nga foltorja thirri shërbimet e sigurimit qe t’i heqin me dhunë këshilltaret nga foltorja. Këshilltarët e VMRO-së u larguan nga salla pa mos arritur shërbimet e sigurimit ndërsa pjesa tjetër e këshilltarëve filloi mbledhjen. Në seancën e sotme këshilli i qytetit të Shkupit do të diskutojë për buxhetin, për problemin me…

Lexo më Shumë

19 Dhjetor Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar në një aksident rrugor që ka ndodhur mbrëmë kur automjeti është përplasur në një shtyllë në bulevardin “Brigada e Tretë e Maqedonisë” afër Rade Konçarit. Policia bëri të ditur se në aksidentin ka vdekur Z.V. (1966) i cili e ka drejtuar makinën “BMV”, ndërsa janë lënduar M.K (2000) dhe K.K. (1993). Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:50. ndërsa pas aksidentit ka intervenuar edhe Brigada Zjarrfikëse Territoriale e Qytetit të Shkupit.

Lexo më Shumë

19 Dhjetor  Liderët e rajonit e shikojnë vitin 2018 si kyç për një hap të madh të të gjitha vendeve në inkuadrimin drejt BE-së, por edhe për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal me mbështetje maksimale të instrumenteve të BE-së për këtë qëllim, u theksua në takimin e mbrëmshëm të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federika Mogerini në Bruksel. “Risia më e rëndësishme e Ballkanit Perëndimor në vitin 2017 ishte paralajmërimi i Strategjisë për zgjerim të BE-së të kryetarit të KE-së Zhan Klod Junker. Pikërisht Strategjia dhe përcaktimet e…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor Komuna Qendër në buxhetin e sajë për vitin 2018 ka paraparë gjysmë milion euro për klubin e basketbollit Rabotniçki ndërsa vetëm 60 mijë euro për luftën kundër ndotjes së ajrit. Zv.kryetari i Qendrës, Vasko Kovaçevski thotë se shuma për kubin e basketbollit ndahet me qëllim që klubi të laje borxhet që i ka prej afër 150 mijë euro, ndërsa mjetet për ajrin e ndotur, sipas tyre, do të plotësohen me mjete të tjera për mirëmbajtje, pastrim dhe mbjelljen e drunjve. Bëhet fjalë për buxhet të njëjtë si viteve tjera të kaluara prej 24 milion denarësh dhe 6 milion…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor Me 17 vota për, 12 kundër dhe një të përmbajtur, sot këshilltarët e komunës së Gostivarit, kanë hedhur poshtë vendimin e kryetarit të komunës Arben Taravari, për mosnjohjen e kreut të këshillit komunal. Me këtë rast u verifikua edhe njëherë Nasir Musliu si kryetar. Këshilli komunal në seancën e sotme, shqyrtoi aktvendimet e kryetarit dhe të njëjtët i kundërshtoi. Me vendimin e sotëm të këshillit ne vërtetuam edhe një herë vendimin  nga seanca konstituive e 17 nëntorit. Është momenti që kreu komunal të ul tensionet e urrejtjes të pajtohet me gjendjen reale të shumicës në këshill në komunën…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor Senaca gjyqësore kundër Ljupco Stojanovskit gjyshi i Tamarës i cili ngarkohet për dy akuza njëra për tentim vrasje ndaj ish Ministrit të Shëndetësis Nikolla Todorov dhe e dyta për posedim dhe përpunim të armve është anuluar për më 22 janar. Sipas kërkesë së avokatës së Stojanovskit, në momentin që është kryer ekspertizë psikiatrike ndaj klientit të sajë ekspertët kanë qenë me licenca të skaduara. Avokatja Zefiq në fillim të seancës gjithashtu kërkoi edhe ndërrimin e gjyqtarës Safi Lalicic për shkak se e njejta ka qenë e përfshirë në bisedat e përgjuara që u publikuan nga lideri i LSDM-së…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor Sot janë anuluar gjykimet për provizionet eventuale për autostradat dhe për shuplakat e porositura në Qendër. Në të dy rastet e Speciales, akuzohet ish kryeministri Gruevski. Seanca e parë për rastin “Trajektorja” ishte caktuar për më orën 9 e 45 minuta ndërsa kreu opozitar erdhi me vonesë prej 15 minutave. Krahas Gruevskit, në gjykatë u paraqitën edhe ish bashkëpunëtorët e tij, Vladimir Peshevski, Mile Janakieski dhe Lupço Georgievski. Para se të merret vendimi se gjykimi do të anulohet për më 26 dhjetor, Specialja deklaroi se për këtë rast posedojnë 315 përgjime dhe porosi SMS. Avokatët i kërkuan dëshmitë…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor Në Qeveri u zhvillua debat i nxehtë publik rreth modelit të subvencionimit të mediave të shtypura. Kryetari i Asociacionit të mediave të shkruara, Lirim Dullovi tha mes tjerash se shuma prej 1 milionë euro nuk është e lartë krahasuar me kontributet që mediat në fjalë kanë ndaj shtetit. Dullovi, gjithashtu përmendi se në mesin e propozimeve nuk duhet bëjnë pjesë edhe mediat, shpërndarja e të cilave është falas. Kemi dy gazeta që shpërndahen falas në Maqedoni, edhe gazeta Koha është shpërnda falas dikur mirëpo është për keqardhje se mediat falas nuk kanë asnjë argument, asnjë përvojë pozitive nga…

Lexo më Shumë

18 Dhjetor Korrupsioni ekziston gjithandej por gjendja në Maqedoni është më alarmante. Përfaqësuesja e kombeve të bashkuara tha se shteti duhet të marrë hapa të shpejta në luftën për parandalimin e korrupsionit. Kjo sipas saj, është një ndër arsyet që të rinjtë ikin nga vendi. Lufta kundër korrupsionit kërkon vendosmërinë e të gjithë antarëve të shoqërisë.  Unë ju mbështes për mundin tuaj për të mbajtur veten dhe institucionet tuaja larg korrupsionit. Unë ju inkurajoj të merrni hapa konkret për theksimin e mbështetjes të ligjit për informatorët nëpër universitete për të motivuar profesorët, stafin dhe studentët për të raportuar korrupsionin –…

Lexo më Shumë