18 Dhjetor
Në Qeveri u zhvillua debat i nxehtë publik rreth modelit të subvencionimit të mediave të shtypura. Kryetari i Asociacionit të mediave të shkruara, Lirim Dullovi tha mes tjerash se shuma prej 1 milionë euro nuk është e lartë krahasuar me kontributet që mediat në fjalë kanë ndaj shtetit. Dullovi, gjithashtu përmendi se në mesin e propozimeve nuk duhet bëjnë pjesë edhe mediat, shpërndarja e të cilave është falas.
Kemi dy gazeta që shpërndahen falas në Maqedoni, edhe gazeta Koha është shpërnda falas dikur mirëpo është për keqardhje se mediat falas nuk kanë asnjë argument, asnjë përvojë pozitive nga vendet e BE-së për të kërkuar që të hynë në këtë kategori të mediave që duhet të përkrahen nga shteti, argumentet e tyre mungojnë kështu që ne si shoqatë nuk i kemi pranuar kërkesat e tyre që të hynë dhe të bëhen pjesë e grupit dhe të kërkojnë të ndihmohen nga buxheti i shtetit – deklaroi Lirim Dullovi, kryetar i Asociacionit të mediave të shkruara.
Prononcimi i Duvollit hasi në kundërshtime.
Nga kjo shoqatë dëshirojnë të na i shkurtojnë mundësitë për këtë luftë. I apeloj Qeverisë të ketë kujdes gjatë marjes së vendimeve. Nuk është në rregull që kur të gjithë kanë nevojë të vendosoni t’i ndihmoni atij që është me dy këmbë ndërsa ai që është me një mos t’i ndihmohet fare – tha Antonio Spasev, “Skopsko Eho”.
Me këto propozim të Asociacionit të mediave të shkruara nuk u pajtua gazetari Sasho Ivanovski i cili tha se çdo buxhet i ndarë për mediat e shtypura është buxhet i humbur.
Kush lexon sot gazeta, askush nuk lexon gazetë, të gjithë kanë smartfonë të mëdhenjë sikurse laptopë, gjithë google-n e kanë mevete. Dhe, ju tash dëshironi te merrni para nga buxheti për shkak se ju vjen mërzi të kalon në medium të ri, me këtë faktikisht do t’ju ndihmojmë shtypshronjave mos të mbeten pa të ardhura – u shpreh Sasho Ivanovski, gazetar.
Ministri pa resor Robert Popovski, ftoi të gjithë përfaqësueist e mediave të shtypura që propozimet e tyre t’i dorëzojnë në formë të shkruar në Qeveri, të cilat më pas do të shqyrtohen veçmas.
Sot po debatojmë për pozitat fillestare, propozimet që janë parashtruar dhe që i presim se do t’i marim në të ardhmen nga të gjithë ata të cilët nuk do të jenë pjesë e asociacionit ose që vlerësojnë se do të duhet ti plotësojnë këto propozime. Asgjë nuk është përfundimtare e as që është sjell ndonjë vendim, jemi në fazën e bisedimeve për atë se si dhe në cfarë forme në të ardhmen do të mbështeten mediat e shtypyra – theksoi Robert Popovski, ministër pa resor.
Nisma për mbështetjen e mediave të shkruara u inicuar nga ShGM me qëllim që të ndihmohen gazetat në adaptimin në kushtet e reja të punës në treg pas paraqitjes të internetit dhe rrjeteve sociale. Ndërkohë, pa epilog janë edhe ndryshimet e premtuara në Ligjin për Media i cili akoma nuk është në procedurë parlamentare.
Melihate Rustemi

