18 Dhjetor
Korrupsioni ekziston gjithandej por gjendja në Maqedoni është më alarmante. Përfaqësuesja e kombeve të bashkuara tha se shteti duhet të marrë hapa të shpejta në luftën për parandalimin e korrupsionit. Kjo sipas saj, është një ndër arsyet që të rinjtë ikin nga vendi.
Lufta kundër korrupsionit kërkon vendosmërinë e të gjithë antarëve të shoqërisë. Unë ju mbështes për mundin tuaj për të mbajtur veten dhe institucionet tuaja larg korrupsionit. Unë ju inkurajoj të merrni hapa konkret për theksimin e mbështetjes të ligjit për informatorët nëpër universitete për të motivuar profesorët, stafin dhe studentët për të raportuar korrupsionin – deklaroi Mikaela Shvajcar Blum, Zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni.
Përveç administratës dhe kompanive të cilat, sipas ligjit për informatorët, duhet të kenë persona kompetentë për paraqitjen e shkeljeve, me ligjin e ri të arsimit të lartë edhe universitetet duhet të kenë persona të tillë përgjegjës për paraqitjen e rasteve të korrupsionit.
Ajo që është e re është sjellja e një mekanizmi të veçantë, i cili është një person që duhet të zgjidhet nga ana e senatit të Universitetit, që do jetë personi për paraqitjen e korrupsionit ku studentët, asistentët, profesorët ndonjëherë edhe dekanët në mënyrë anonime të mund të paraqesin shtypjet që u bëhen – tha Renata Deskoska, ministre e arsimit dhe shkencës.
Këto komente u bënë gjatë kohës që Universiteti Shën Kirilli dhe Metodij në bashkëpunim me universitetet tjera, Ministrinë e Arsimit dhe përfaqësuesit e kombeve të bashkuara nënshkruan deklaratë “Universitetet pa korrupsion” lidhur me ligjin për mbrojtjen e informatorëve si mjet për parandalimin e korrupsionit të universiteteve në Maqedoni.
Alsat-M

