Dhjetor
Këshilltaret e VMRO-së në qytetin e Shkupit bllokuan foltoren e sallës së seancave pas hapjes së mbledhjes së këshillit të Qytetit në shenjë proteste kundër paraburgimeve dhe bastisjeve nepër shtëpitë e ish funksionareve të VMRO DPMNE-së. Kryetarja e Këshillit pasi ua tërhoqi vërejtjen disa herë që të tërhiqen nga foltorja thirri shërbimet e sigurimit qe t’i heqin me dhunë këshilltaret nga foltorja. Këshilltarët e VMRO-së u larguan nga salla pa mos arritur shërbimet e sigurimit ndërsa pjesa tjetër e këshilltarëve filloi mbledhjen.
Në seancën e sotme këshilli i qytetit të Shkupit do të diskutojë për buxhetin, për problemin me qentë endacak, transportin urban, shpërblimin e anëtarëve të komisioneve Zonale zgjedhore për zgjedhjet lokale, etj.

