21 Dhjetor Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së mbrëmë me 13 vota kundër, 2 për dhe 3 të përmbajtur ka hedhur poshtë kërkesën e deputetëve Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshovski për shtyrjen e datës së kongresit të jashtëzakonshëm të kësaj partie. Ndonëse kishte informacione se iniciativa mund të shqyrtohet edhe nga Komiteti Qendror, subjekti në opozitë përmes një kumtese hodhi poshtë një gjë të tillë. Dy iniciuesit për shtyrjen e datës së Kongresi mbrëmë para mbledhjes së komitetit ekzekutiv njoftuan paraprakisht se nuk do të kandidohen për pasardhës të Nikolla Gruevskit duke adresuar kritika të ashpra për mënyrën e organizimit të Kongresit.…
Author: almakos
21 Dhjetor Zijadin Sela dhe Zoran Zaev sot pritet të takohen për t’i dhënë fund amullisë rreth qëndrimit ose jo të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri. Edhe pse nuk bëhet i ditur vendi se ku do të takohen Sela dhe Zaev, burime nga Aleanca për Shqiptarët por edhe nga socialdemokratët thonë se takimi është parashikuar në orën 14. Derisa partia e Selës pretendon që dikasteri i Shëndetësisë duhet të udhëhiqet nga kuadër i tyre, LSDM-ja pas përcaktimit të Venko Filipçes si propozim për ministër ka forcuar qëndrimin se pos Sekretariatit për zbatimin e reformave nuk mund t’i ofroj gjë tjetër…
21 Dhjetor Hetuesja e OKB-së për të drejtat e njeriut në Mianmar u ndalua që të hyjë në këtë vend. Yanghee Lee duhej të vizitonte Mianmarin në janar për të shqyrtuar gjendjen e të drejtave të njeriut atje, në veçanti dhunën e pretenduar ndaj myslimanëve Rohingya, në provincën e Rakines. Por qeveria e Mianmarit tha se nuk do të lejojë vizitën e Lee, pasi ajo nuk është e paanshme dhe objektive në punën e saj. Vetë Lee tha se vendimi për të mos e lejuar të shkojë në Mianmar, tregon se diçka e tmerrshme po ndodh në Rakine. Lee vizitoi…
Ndryshim i përkohshëm në qarkullim me devijime – kalim nga një korsi në tjetrën do të vendoset prej sot në rrugën magjistrale A2 aksi rrugor Kërçovë – Ohër (Presekë – Pesoçan). Siç kumtuan nga “Rrugët e Maqedonisë”, për vendosjen e ndryshimit tashmë është vendosur sinjalizim përkatës në rrugë. Sipas njoftimit të marrë nga SHA Ilinden Strugë, e cila kryen punimet ndërtimore, ky regjim i trafikut do të zgjasë deri në përfundimin e tyre
20 Dhjetor Kreu i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi dhe ai i Shqipërisë Gramos Ruçi, gjatë takimit në Tiranë rikonfirmuan angazhimin për marrëdhënie të mira mes dy vendeve si dhe mbështetjen ndaj njëra-tjetrës në proceset euro-integruese. Xhaferi deklaroi se vizita është vazhdimësi e bashkëpunimit ndërinstitucional kurse Ruçi shprehu gatishmërinë e Tiranës zyrtare për të mbështetur Maqedoninë edhe në procesin e anëtarësimit në NATO. Xhaferi mes tjerash dënoi dhunën e ndodhur në Kuvendit e Shqipërisë dy ditë më parë, kur shumica votoi Kryeprokuroren e Përkohshme duke shtuar nga ana tjetër, se protestat janë e drejtë e pakontestueshme e secilit. Ai dhe…
20 Dhjetor Vendosja e kalorimetrave në kaloriferët momentalisht nuk do të jetë obligim për objektet ekzistuese që përdorin ngrohje qendrore. Ligji i ri për energjetikë parashikon se matës individual duhet doemos të ketë vetëm në objektet e reja. Nëse ky obligim më vonë do t’u imponohet edhe objekteve ekzistuese ose do t’u lihet si zgjedhje e lirë qytetarëve, do të përcaktohet gjatë miratimit të akteve nënligjore. Nga “BEG Furnizimi” konsiderojnë se secili qytetar duhet të ketë të drejtën të vendosë nëse do të instalojë kalorimetër ose jo. Pohojnë se përdorimi i tyre mesatarisht i ulë shpenzimet për ngrohje qendrore, por…
20 Dhjetor Një persona është qëlluar me armë zjarri këtë pasdite në rrugën Xhon Kenedi në Çair, më saktësisht te stacionin e autobusit. Fillimisht u dëgjuan disa krisma nga armë “Kallashnikov”, më pas është gjetur i shtritë përtokë një person i pajetë i një personi mashkull rreth moshës 20-30 vjeç. Dëshmitarët okular thanë se sulmuesit kanë shtënë nga një veturë në lëvizje, veturë e tipit Yugo. Për fat të mirë nuk ka pasur viktima të tjera, pasi stacioni i autobusit ishte përplot me njerë që prisnin autobusin që kalon në këtë linjë. Motivet e vrasjes ende nuk dihen, ndërsa në vendin…
20 Dhjetor Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka deklaruar se vendim përfundimtar nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së për bojkotim ose jo të Kuvendit pritet të vendoset pas 23 dhjetorit, pas kongresit të kësaj partie. Megjithatë, ai shtoi se Kuvendi mund të vazhdojë të punojë normalisht edhe pa pjesëmarrjen e opozoitës, sepse në Kuvend ka një shumicë parlamentare. Për shkaqe që kanë të bëjnë edhe me përfshirjen e deputetëve në procesin gjyqësor për 27 prillin, është vetëm se një solidarizim i tyre për rastin e privimit nga liria, gjegjësisht paraburgimit të deputetëve të opozitës por nuk ka të bëjë me vendim konkret…
20 Dhjetor Të premten pasdite, Gjykata e Selanikut do të marrë vendimin përfundimtar nëse të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski do të ekstradohen në Maqedoni. Seanca e sotme zgjati gati pesë orë dhe u ndërpre disa herë me kërkesë të Këshillit të gjyqtarëve. Ndërkohë me kërkesë të avokatëve nga Greqia që i përfaqësojnë ish-agjentët sekret, në gjykatën e Selanikut dëshmoi Profesor Aleksandar Dashtevski. Prapa dyerve të mbyllura, ai ka shpjeguar rolin e Speciales, cilat janë kompetencat e saj dhe çfarë lënde përfaqësojnë. Dashtevski është konsultuar edhe si ekspert i të drejtave të njeriut. Ai nuk e ka ditur se…
20 Dhjetor U anulua fillimi i seancës kryesore për procedurën e ndarë kundër njërit prej të pandehurve në lëndën e PSP-së, për dhunën në Komunën Qendër. Seanca e ardhshme për Dimçe Krastevin do të mbahet në fund të muajit shkurt. Edhe mbrojtja dhe PSP-ja u pajtuan se është e nevojshme për të pandehurin të kryhet ekspertizë psikiatrike. Dy të akuzuarit në këtë rast tashmë e pranuan fajin dhe morën dënime me kusht. I pandehuri i parë është Nikolla Gruevski, i cili sipas PSP-së i ka nxitur protestat.
20 Dhjetor Kërkesa e qytetarëve që të mos pagujanë faturat për sistemin e ngohjes ndërkohë që janë të shkyqur nga ky sistem, u hodh poshtë sot nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të thotë që qytetarët janë të detyruar të paguajnë faturat edhe pse janë të shkyqur nga ky sistem. Rreth 12 mijë amvisëri të shkyqur nga sistemi për ngrohje çdo muaj paguajnë shuma të mëdha prej 500 deri 1200 denar varësisht nga sipërfaqja e banesës. Qytetarët tanime disa vitë protestojnë para Komisionit Rregullatorë për Energjetik kundër këtij vendimi, gjithashtu qytetarët e shkyqur nga BEG paralajmëruan edhe një sërë…
20 Dhjetor Këshilli për verifikim të fakteve i sugjeroi Këshillit Gjyqësor ti shkarkojë pesë gjykatësit e Gjykatës Supreme që kanë vendosur për paraburgimin e Sead Koçanit, në rastin “Trust” të PSP-së, me kërkesë të prokurorisë së rregullt. Gjykatësit për të cilët kërkohet shkarkimi janë Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski dhe gjykatësit Risto Katavenovski, Rahila Stojkovska, Xhemali Saiti dhe Faik Arslani. Nuk përjashtohet që në ditët e ardhshme të rritet numri i gjykatësve për të cilët do kërkohet shkarkimi ose sanksione të tjera. Kryetari i Këshillit për verifikim të fakteve Sasho Pocevski, tha se në fazën përfundimtare janë edhe procedurat…

