20 Dhjetor
Vendosja e kalorimetrave në kaloriferët momentalisht nuk do të jetë obligim për objektet ekzistuese që përdorin ngrohje qendrore. Ligji i ri për energjetikë parashikon se matës individual duhet doemos të ketë vetëm në objektet e reja. Nëse ky obligim më vonë do t’u imponohet edhe objekteve ekzistuese ose do t’u lihet si zgjedhje e lirë qytetarëve, do të përcaktohet gjatë miratimit të akteve nënligjore. Nga “BEG Furnizimi” konsiderojnë se secili qytetar duhet të ketë të drejtën të vendosë nëse do të instalojë kalorimetër ose jo. Pohojnë se përdorimi i tyre mesatarisht i ulë shpenzimet për ngrohje qendrore, por vetëm te ato amvisëri që kursejnë.
Nuk do të thotë se nëse vendosni kalorimetër se duhet doemos të kurseni. Disa e vlerësojnë komfortin më shumë sesa kursimin, ata shpenzojnë më tepër. Disa qytetarë kursejnë më shumë. Bëhen kursime mesatare prej 15 deri 20 për qind dhe kjo është shumë mirë. Dua të them se ne e mbështesim këtë hap të popullarizimit të përdorimit të matësve individual- deklaroi Dimitar Koçovski nga “BEG Furnizimi”.
Instalimi i matësve individual për banesë prej gjashtëdhjetë metrave katrorë kushton rreth 300 euro. Sipas Koçovskit, ky investim e shtrenjton ngrohjen në mënyrë indirekte, por jo edhe mënyrën e këtillë të matjes së energjisë së shpenzuar për ngrohje.
Projeksionet tona, në përputhje me çmimet në treg të kësaj pajisjeje dhe çmimit rrjedhës të energjisë, nevojitet të realizohen kursime prej 30 për qind që qytetarët ta kthejnë investimin- shtoi Dimitar Koçovski.
Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë e mbështesin instalimin e pajisjes për matje individuale.
Nëse instalimi i këtij lloji të pajisjes do të ketë ndikim në çmimin e energjisë termike do të varet nga mekanizmi dhe mënyra në të cilën do të furnizohet kjo pajisje, si dhe nga niveli i implementimit të së njëjtës. Nga ana tjetër, konsumatorëve u jepet mundësia që vetë të kontrollojnë nivelin e furnizimit të energjisë termike- thonë nga Komision Rregullator i Energjetikës.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese sot vendosi që qytetarët e shkyçur nga sistemi i ngrohjes qendrore edhe më tutje të kenë për obligim të paguajnë fatura me lartësi paushalle. Gjykata refuzoi iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së shoqatës “No pasaran”. Sipas vlerësimeve, bëhet fjalë për rreth 12.000 amvisëri.
Mirko Trajanovski

