Author: almakos

21 Dhjetor Në Qarkun e Korçës, Bashkia Pustec me shumicë të komunitetit maqedonas në Shqipëri, për të dytën herë brenda një jave u vizitua nga zyrtarë të lartë të Maqedonisë. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, gjatë vizitës në bashkinë e Pustecit deklaroi se pas seancës së përbashkët të dy qeverive, dy parlamentet duhet të shtojnë presionet që marrëveshjet e nënshkruara të marrin formën formalo-juridike. Nga komuna me shumicë maqedonase në Shqipëri, ai përshëndeti miratimin e ligjit për pakicat në Shqipëri. Bashkëpartiaku i kryebashkiakut Edmond Temellkos, përkatësisht nënkryetari i Aleances Maqedonase nga Xhaferi kërkoi sqarime për negociatat rreth zgjidhjes së çështjes…

Lexo më Shumë

21 Dhjetor Hristijan Mickoski zyrtarizon kandidaturën e tij për kryetar të VMRO-DPMNE-së. Sipas tij, kandidatura vjen si motiv i mbështetjes së madhe nga anëtarësia, kolegët dhe qytetarët. Me mendim të pastër, me shumë besim dhe me zemër të hapur pranoj përgjegjësinë për të kandiduar për kryetar të VMRO-DPMNE-së- deklaroi Hristijan Mickoski. Nga VMRO-DPMNE nuk ndajnë informacion se kush tjetër pos Mickoskit do të garojë për të parin e partisë. Zëdhënësi Ivo Kotevski, edhe pas skadimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave mbetet i pakapshëm për media. Nga ana tjetër, dy të përfolurit ish ministri i Jashtëm Nikolla Popovski dhe ish drejtori…

Lexo më Shumë

21 Dhjetor Qindra qytetarë të Manastirit dje ishin pjesë e hapjes së madhe të marketit “Xhambo” në këtë qytet, që është i katërti i këtij lloji që kompania “Veropulos”  hap në vend. Investimi më i ri i kësaj kompanie vjen pas tre marketeve paraprake në Shkup, Manastir dhe Tetovë. Investimi ka kushtuar mbi 1 milion euro. Në këtë market do të punësohen 36 persona, me çka numri i përgjithshëm i të punësuarve në zinxhirin Veropulos në vend do të arrijë 1050. Nga menaxhmenti i kompanisë theksojnë se brendi “Xhambo” tashmë është etabluar në treg, ndërsa numri i konsumatorëve rritet çdo…

Lexo më Shumë

21 Dhjetor Qytetarët e Maqedonisë ende mendojnë se lidhjet familjare dhe politike ndikojnë në emërimin e kryetarëve të gjykatave dhe kjo patjetër duhet të rregullohet. këtë e deklaroi ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Vilem Vauter Plomp, me mbështetjen e të cilit realizohet projekti “Përmirësimi i mekanizmave për forcimin e etikës gjyqësore”, që realizohet në bashkëpunim me Shoqatën e gjykatësve. Plomp dha mbështetje për realizimin e strategjisë për reforma në gjyqësor sipas raportit të Pribes dhe porositi se reformat duhet të zbatohen nga njerëz që qëndrojnë në integritetin e tyre personal dhe profesional. [embedded content]

Lexo më Shumë

21 Dhjetor Qytetarët e Maqedonisë ende mendojnë se lidhjet familjare dhe politike ndikojnë në emërimin e kryetarëve të gjykatave dhe kjo patjetër duhet të rregullohet. këtë e deklaroi ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Vilem Vauter Plomp, me mbështetjen e të cilit realizohet projekti “Përmirësimi i mekanizmave për forcimin e etikës gjyqësore”, që realizohet në bashkëpunim me Shoqatën e gjykatësve. Plomp dha mbështetje për realizimin e strategjisë për reforma në gjyqësor sipas raportit të Pribes dhe porositi se reformat duhet të zbatohen nga njerëz që qëndrojnë në integritetin e tyre personal dhe profesional. [embedded content]

Lexo më Shumë

21 Dhjetor Procedura për shkarkimin tim si gjykatës në Gjykatën Supreme është e pakompletuar dhe nuk janë përcaktuar kurrfarë faktesh. Ky është qëndrimi i Xhemali Saitit, njëri nga pesë gjykatësit suprem që vendosën për paraburgimin e Sead Koçanit në lëndën „Trust“ të PSP-së, e për të cilët Këshilli për verifikimin e fakteve i propozoi Këshillit gjyqësor që t’i shkarkojë. Kjo procedurë për fat të keq në këtë moment është shumë e pakompletuar. Trupi që e hapi këtë procedurë quhet, sa e di unë, trup për verifikimin e fakteve. Nuk e di se si i verifikuan faktet në këtë trup, pa…

Lexo më Shumë

21 Dhjetor Asnjë epilog nga takimi i kryeministrit Zoran Zaev me kreun e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela lidhur me fatin e ministrave të rinj. Pas takimit, Sela tha se Shëndetësia i takon Aleancës ndërsa tha se i ka propozuar Zaevit një post të ri të zv.kryeministrit për byrek, të cilin Sela tha se do t’ia jepte BDI-së. [embedded content]

Lexo më Shumë

21 Dhjetor Prokurorja speciale, Katica Janeva paralajmëron zgjerimin e hetimeve për rastin “shërbimet e huaja” ku janë të dyshuar një ndihmës ministër dhe një kryeshef i teknikës operative të DSK-së për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Rasti “Shërbimet e huaja” ka të bëjë me përgjimin e paligjshëm disavjeçar. Këta dy persona në dhjetor të vitit 2014 kanë marrë pajisje nga një kompani e huaj. Porosia është bërë pasi paraprakisht është përgatitur raport se në Shkup janë detektuar aktivitete të paligjshme me stacione të dyfishta bazë. Por ish ministri i brendshëm, Pavle Trajanov ka deklaruar për mediat se po në këtë vit…

Lexo më Shumë

21 Dhjetor Për të arrestuarit e ngjarjeve të 27 prillit burgu i Shutkës është shndërruar në një kamp nazist. Kështu thonë nga VMRO-DPMNE duke akuzuar se në hapësirat e paraburgimit nuk ka izolim e as ngrohje për të burgosurit. Në vend që të paraburgosurit të përgatiten për ballafaqimin me organet e drejtësisë, fokusi I tyre është mbijetesa në burgun nazist të juntës, tha Darko Kostovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Pa kritika nuk mbeti as policia e burgut për të cilën nga VMRO-DPMNE thonë se po sillet si polici partiake e juntës. Sipas tyre, e gjitha kjo bëhet për shkak të…

Lexo më Shumë

21 Dhjetor Deputeti dhe lideri i Lidhjes së Romëve të Maqedonisë, Amdi Bajram i cili deri tani ishte në koalicion me VMRO DPMNE-në e Nikolla Gruevskit ka vendosur të ndërpresë bojkotin e Kuvendit dhe të kthehet, por duke shprehur dëshirë që t’i bashkëngjitet grupit parlamentar të BDI-së. Bajram i cili njihet për akuzat, fyerjet dhe kërcënimet e rënda në të kaluarën ndaj LSDM-së dhe liderit të saj, Zoran Zaev tani dëshiron t’iu bashkohet deputetëve blu në krye me Ali Ahmetin. Në linjë telefonike për Alsat M, Bajram konfirmoi se pret të fillojë bisedimet për këtë çështje me partinë e integristëve.…

Lexo më Shumë

21 Dhjetor Janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e djeshme të djaloshit në Çair, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. “Jemi duke punuar intensivisht me grupin e SPB Shkup dhe Prokurorinë. Është gjetur automjeti “Yugo” prej të cilit është kryer vrasja si dhe 20 gëzhoja dhe katër plumba, dy telefona celularë. Bisedime po bëhen edhe me prindërit, miqtë dhje njerëzit të cilët kanë qenë në kontakt me të vrarin”, theksoi Spasovski gjatë vizitës në qendrën policore për trajnim në Idrizovë. Sipas tij, pritet gjatë hetimit të mësohen motivet e autorit dhe të sigurohen dëshmi lidhur…

Lexo më Shumë

21 Dhjetor Ministria e Brendshme, ajo e Shëndetësisë, e Bujqësisë dhe Ministria e Arsimit ishin institucionet më jotransparente në vend gjatë vitit të kaluar. Kjo u bë e ditur nga “Rrjeti i transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në prokurimet publike”. Sipas këtij raporti institucionet e lartpërmendura kanë harxhuar 75% të mjeteve nga gjithsej 21 institucionet e vëzhguara, respektivisht rreth 128 milion euro. Ndërkohë sipas Qendrës për komunikimi qytetare përqindja e lartë e mjeteve të harxhuara në mënyrë jo-transparente lë hapësirë për dyshime për korrupsion.  Gjithsesi se kjo situatë e prokurimeve publike që e kemi pasur vitet e kaluara e bën të…

Lexo më Shumë