21 Dhjetor
Procedura për shkarkimin tim si gjykatës në Gjykatën Supreme është e pakompletuar dhe nuk janë përcaktuar kurrfarë faktesh. Ky është qëndrimi i Xhemali Saitit, njëri nga pesë gjykatësit suprem që vendosën për paraburgimin e Sead Koçanit në lëndën „Trust“ të PSP-së, e për të cilët Këshilli për verifikimin e fakteve i propozoi Këshillit gjyqësor që t’i shkarkojë.
Kjo procedurë për fat të keq në këtë moment është shumë e pakompletuar. Trupi që e hapi këtë procedurë quhet, sa e di unë, trup për verifikimin e fakteve. Nuk e di se si i verifikuan faktet në këtë trup, pa zbatuar anketa me gjykatësit dhe pa shënimet në lëndën – deklaroi Xhemali Saiti, gjykatës suprem.
Kryetari i Këshillit për verifikimin e fakteve Sasho Pocevski dje informoi se në fazën përfundimtare janë edhe procedurat kundër gjykatësve që vepruan lidhur me paraburgimin për Goran Grujevskin. Por, për Alsat M konfirmoi se si trup ende nuk kanë kurrfarë qasje në Gjykatën Supreme për të kryer ekspertizë në shënimet e lëndëve, ndërsa ftesat për gjykatësit janë dorëzuar në mënyrë të rregullt, por ata nuk duan t’i pranojnë.
Së pari, unë nuk jam Gjykatë Suprem, së dyti, nuk di nëse nuk u është e lejuar dhe deri në atë shkallë nuk u është lejuar dhe së treti, dërgesën mund ta bënin edhe në adresë të shtëpisë. Mua personalisht mund të ma bënin edhe në hapësirat e Shoqatës së gjykatësve. Unë jam njëri nga gjykatësit që më së shumti frekuentoj institucionet gjyqësore. Kjo është çështje që ata duhet ta hapin. Sipas meje, ky nuk është prononcim publik për procedurën e tyre, por ata nuk kanë verifikuar fakte. Ata kanë transmetuar një kallëzim ashtu siç është „an bllok“ kundër njerëzve që i kanë lexuar në një aktgjykim – tha Xhemali Saiti, gjykatës suprem.
Ndryshe, shkarkim kërkohet për kryetarin e Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski dhe për gjykatësit Risto Katavenovski, Rahilla Stojkovska, Xhemali Saiti dhe Faik Arsllani, ndërsa sipas më shumë burimeve, baza është punë joprofesionale dhe e pandërgjegjshme.
Deri tani nuk ka informacion se kur Këshilli Gjyqësor do të veprojë lidhur me propozimet e Këshillit për shkarkimin e pesë gjykatësve.
Alsat-M

