21 Dhjetor
Prokurorja speciale, Katica Janeva paralajmëron zgjerimin e hetimeve për rastin “shërbimet e huaja” ku janë të dyshuar një ndihmës ministër dhe një kryeshef i teknikës operative të DSK-së për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Rasti “Shërbimet e huaja” ka të bëjë me përgjimin e paligjshëm disavjeçar. Këta dy persona në dhjetor të vitit 2014 kanë marrë pajisje nga një kompani e huaj. Porosia është bërë pasi paraprakisht është përgatitur raport se në Shkup janë detektuar aktivitete të paligjshme me stacione të dyfishta bazë. Por ish ministri i brendshëm, Pavle Trajanov ka deklaruar për mediat se po në këtë vit ish kryeministri Gruevski kishte ftuar në një takim partnerët e koalicionit të cilëve u kishte thënë se ka informacione për përgjime të paligjshme nga shërbime të huaja.
Shpresoj se do të zgjerojmë hetimet pas të gjitha deklaratave që kanë dhënë persona të caktuar në media lidhur me shërbimet e huaja”.
A është e vërtetë se bëhet fjalë për kompani izraelite?
Në këtë pjesë nuk mund të them gjë pasi siç thamë bëhet fjalë për informata të klasifikuara dhe në disa takime partiake është prezantua raporti dhe ne po e analizojmë- deklaroi prokurorja speciale Katica Janeva.
Janeva gjithashtu njoftoi se hetimet në kuadër të lëndës “Drumarina” që po udhëhiqen për deputeten e VMRO-së, Silvana Boneva mund të zgjerohen edhe ndaj një deputeti tjetër, por pa saktësuar ndonjë emër. Ajo tha se edhe Prokuroria e Publike mund të hetoj nëse ndonjë deputet tjetër ka paraqitur fatura false për pagesën e rrugës.
Mendoj se ka biseda edhe për deputet të tjerë por siç tha edhe kolegu im duhet të kemi kompetenca, por mendoj se Prokuroria Publike Republikane nuk është e penguar por ndoshta edhe do të bashkëpunojmë në këtë pjesë. Ka edhe një bisedë me një tjetër deputet të cilin po e hetojmë, ndoshta mund të ketë edhe të tjerë- tha më tej prokurorja speciale.
Prokurorja Speciale gjithashtu konfirmoi edhe një herë informacionin se me qëllim që të mos ndikoj në zhvillimet politike ka hequr dorë nga kërkesa për ngrirjen pronës së VMRO- DPMNE-së
Besian Leka

