24 Dhjetor Aleanca për Shqiptarët pritet që sot të vendos nëse do të mbetet edhe më tej në Qeveri apo do të shkoj në opozitë. Vendimi do të merret nga Kuvendi Qendror i partisë i cili do të mbahet sot në Gostivar.Nga ana tjetër kryeministri Zoran Zaev ka bërë të ditur se ai tashmë ka dërguar propozimin e tij për ministër të shëndetësisë dhe ai nuk vjen nga radhët e Aleancës.
Author: almakos
24 Dhjetor Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha të shkurta me diell, nga fundi i ditës do të ketë zvogëlim të vranësirave, ndërsa do të fryjë erë e mesme me drejtim veri-perëndimor, më i shprehur do të jetë në luginën e lumit Vardar. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -5°C deri në -1°C, ndësa ajo e ditës nga 3 deri më 11°C.
23 Dhjetor Athina dhe Shkupi kanë mundësi të shkëlqyer ta zgjidhin çështjen për emrin në vitin 2018. Lidershipi dhe vullneti i mirë i qeverive të dy vendeve janë inkurajuese, tha Brajan Hojt Ji, zëvendës ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-së, në intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA – MPA. “Lidershipi dhe vullneti i mirë që paradokohe e kanë shprehur dy qeveritë për këtë çështje janë inkurajuese. Negociatat do të jenë të vështira dhe të dy palët duhet të bëjnë kompromise, por si duket bisedat fillestare me ndërmjetësim të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Methju Nimic ishin konstruktive”…
Me dyer të mbyllura në Vallandovë po mbahet kongresi i jashtëzakonshëm i VMRO DPMNE-së. Hristijan Mickovski është kandidati i vetëm për të parin e partisë. Nikolla Gruevski u shpall kryetar nderi. Ai në një fjalim prej 1 ore e gjysmë akuzoi disa delegatë, anëtarë të partisë për tradhëti. Kërkoi gjithashtu edhe amnisti për deputetët e paraburgosur. [embedded content] [embedded content]
Me lëndë të ricikluara dhe me punë dorë të fëmijëve janë krijuar lodra të ndryshme, që u nxorën në shitje në tregun me qëllim humanitar në marketin “Vero” në Shkup. Ky treg humanitar u organizua nga qumështorja “Bimilk” në kuadër të projektit “Mbledhim dhe rikrijojmë me Bimilk” ku mjetet e mbledhura do të dhurohen si donacion tek “Fshati i fëmijëve SOS”. Projekti u realizua në 3 muajt e fundit në 12 çerdhe në vend. Ai u mbështet edhe nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Tregu i sotëm humanitar është finalja e projektit “Mbledhim dhe rikrijojmë me Bimilk”ku donacionet nga…
Qeveria akoma nuk ka plan konkret nëse do të fillojë dhe kur, me ndryshimin e emrave të përmendoreve dhe aeroportit, për ta eliminuar irredentizmin për të cilën e akuzon Greqia. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski tha se vendimet e tilla kërkojnë dialog të përgjithshëm. Qeveria e RM-së intensivisht punon në ndërtimin e masave të mirëbesimit me fqinjin tonë, Republikën e Greqisë. Vlerësojmë se tashmë nuk ekziston provokim nga ana jonë drejt Athinës…Të gjitha çështjet e hapura i zgjidhim përmes rrugës së dialogut dhe kjo kështu do të jetë edhe në periudhën e ardhshme. Shpresojmë se të gjithë hapat e ardhshëm…
Kandidati i propozuar i Aleancës për Shqiptarët për dikasterin e Shëndetësisë ka qenë I papranueshëm për Kryeministrin Zoran Zaev kurse në Kuvend tashmë janë dorëzuar propozimet e reja për vendet boshe në kabinetin qeveritar. Zaev gjatë një interviste për Televizionin Telma tha se dikasteri i shëndetësisë i ka takuar Aleancës për shkak të, tashmë kryetarit të Gostivarit, Arben Taravarit. Shëndetësia i është dhënë Aleancës për shqiptarët për shkak të zotit Taravari, propozimi i ri është i papranueshëm, sepse nuk është Arben Taravari dhe ne i ofruam zëvendës kryeministër për reformat.48:47-49:21 Është e papërshtatshme, por kam përgjegjësi më të madhe. Ai…
23 Dhjetor Propozim-ligji për ndjekjen e komunikimeve dhe ai për Agjencinë Teknike Operative mund të pësojnë ndryshime, sa i takon strukturës udhëheqëse. Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani deklaroi se kur ligji të vijë në shqyrtim në seancë qeveritare, do të rishikohet mundësia që Agjencia të ketë edhe zv.drejtor, me qëllim të përfaqësimit të drejtë. Ky parim sipas Osmanit do të respektohet edhe për të punësuarit tjerë në të. Unë mendoj se duhet të propozojmë pozitën e zv.drejtorit, jo për t’u keqkuptuar si ndërhyrje politike por thjeshtë për përfaqësim të drejtë. Kemi edhe ekspertë shqiptarë të cilët duhet të jenë…
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve Xhemali Saiti ka frikë nga siç thotë nga qasja e mundshme klienteliste dhe anshmëria e gjyqtarëve ndaj qeverisë. Duke folur për sistemimin e fundit të gjyqtarëve në Gjykatën penale, në intervistë për emisionin “360 Gradë”, Saiti thotë se koha do të tregojë nëse ndryshimet ishin vendime funksionale dhe organizative apo do paraqesin hakmarrje. Të gjithë kanë frikë nga ajo se në të ardhmen ne mund të presim një qasje të tillë. Por tani besoj se kolegët janë të rezervuara në lidhje me sjelljen e tyre profesionale, por do të hasim në situata që do të…
23 Dhjetor Delegatët e VMRO-DPMNE-së në kongresin e jashtëzakonshëm të partisë që po mbahet këto dy ditë në Vallandovë, liderin e deritashëm Nikolla Gruevski është zgjedhur si lider nderi i partisë. Kjo përzgjedhje e Gruevskit erdhi menjëherë pas fjalimit të tij në kongres ku shpalli dorëheqje të parevokueshme nga lideri i partisë. Pas kësaj delegatët votuan që ai të shpallet si kryetar nderi i VMRO-DPMNE-së. Përzgjedhja e Gruevskit u bë pa asnjë votë kundër.
23 Dhjetor VMRO DPMNE-ja nëpërmjet një kumtese për media ka shprehur shqetësim në lidhje me gjendjen shëndetësore të personave që ndodhen në burg për shkak të ngjarjeve të 27 prillit. Nga VMRO DPMNE-ja thonë se shëndeti i tyre dita ditës po rëndohet për shkak të kushteve çnjerëzore në burgjet ku janë vendosur. “Në shënjestër janë këto patriotët të cilët i thanë Jo huntës, ndërsa nesër mund të jetë çdo qytetar i cili po mendon ndryshe hierarkia e pushtetit. Kjo çmenduri patjetër të ndalet, qytetarët nuk duhet të jenë viktimë e çmendurisë së pushtetit”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. Ata kërkojnë…
23 Dhjetor Përplasja e dy trenave në Austri ka shkaktuar përmbytjen e një vagoni. Mbi një duzinë njerëzish u plagosën, konfirmoi kompania lokale e transportit. Përplasja ndodhi rreth orës 18:00 në afërsi të stacionit të Kritzendorf, në veri të Vjenës. Roman Hahslinger, një zëdhënës i kompanisë hekurudhore, tha se një tren i ndërlidhjes Railjet goditi një tren rajonal, duke rezultuar në rrëzimin e trenit Railjet. Rreth 150 udhëtarë ishin në bord të të dy trenave. Të paktën 15 persona u trajtuan në spital pas përplasjes. Megjithatë, shefi i departamentit lokal të zjarrit, Franz Resperger tha se 20 persona u plagosën. Ndërkohë,…

