Me lëndë të ricikluara dhe me punë dorë të fëmijëve janë krijuar lodra të ndryshme, që u nxorën në shitje në tregun me qëllim humanitar në marketin “Vero” në Shkup. Ky treg humanitar u organizua nga qumështorja “Bimilk” në kuadër të projektit “Mbledhim dhe rikrijojmë me Bimilk” ku mjetet e mbledhura do të dhurohen si donacion tek “Fshati i fëmijëve SOS”. Projekti u realizua në 3 muajt e fundit në 12 çerdhe në vend. Ai u mbështet edhe nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Tregu i sotëm humanitar është finalja e projektit “Mbledhim dhe rikrijojmë me Bimilk”ku donacionet nga ky treg humanitar do të ndihmojnë Fshatin e fëmijëve SOS dhe kjo është vetëm një gjest simbolik, se si me pak mund dhe dashuri mund të ndihmohet shumë. Qumështorja Bimilk edhe më tutje do të vazhdojë bashkëpunimin me Fshatin e Fëmijëve SOS dhe do të mbështesë qëllimin e saj për zhvillim dhe ndihmë të kategorive më të prekura të qytetarëve- deklaroi Poleksena Jankullovska, Menaxhere marketingu “Bimilk”.
Në vitin 2017 kemi mbështetur 236 fëmijë dhe të rinj pa prindër dhe fëmijë në rrezik social dhe kemi ndryshuar jetën e tyre. Falë “Bimilk” dhe shumë kompanive të tjera, ne si organizatë kemi arritur që të bëjmë ndryshim pozitiv në jetën e shumë fëmijëve që kanë nevojë, kështu që pa përkrahjen e tyre nuk do të kishim arritur atë ndikim që kemi ne si organizatë- tha Julijana Gapo, Drejtororesha e SOS Fshati Fëmijëve Maqedoni.
Alsat M

