Author: almakos

25 Dhjetor Qeveria nuk e di se kur do të përfundojë ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve konfirmuan informacionin se afati mund të zgjatet për më shumë se tre vjet. Megjithatë, vonesa do të bëhet zyrtare pas Vitit të Ri. Atëherë qeveria dhe kompania kineze “Sinohydro” do të lidhin dy anekse të marrëveshjeve njëri për të vazhduar afatin e punës, dhe tjetri për paratë shtesë që shteti duhet ti paguajë për korrigjimin e lëshimeve në këtë rrugë. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski tha se shpreson që parregullsitë e këtij seksioni do të…

Lexo më Shumë

25 Dhjetor Kanë vazhduar edhe sot përplasjet politike në seancën e Këshillit Komunal të Komunës së Gostivarit. Këshilltarët e BDI-së dhe LSDM-së, kanë bllokuar miratimin e buxhetit për vitin 2018 për Komunën e Gostivarit. Kreu i kësaj Komune Arben Taravari ka akuzuar këshilltarët e shumicës dhe ka paralajmëruar se në rast se vazhdojnë bllokada e këtillë nga ana e shumicës së këshilltarëve, atëherë kjo situatë do të shpie drejt zgjedhjeve të reja për Këshilltarë Komunal. Kjo shumicë ka vendosur vazhdimisht të bllokojë, por unë ua rikujtoj se nuk e bllokojnë Arben Taravarin por komunën e Gostivarit. Unë dua të informoj…

Lexo më Shumë

25 Dhjetor Ministria e arsimit nuk jep pëlqim për punësimin e dhjetëra arsimtarëve në shkollën fillore “Murat Labunishti” në Labunishtë të Strugës të cilët ligjërojnë në gjuhën shqipe. Nga ky Dikaster për Alsat M u shprehën se çdoherë japin pëlqim vetëm aty ku ka nevojë reale për diç të tillë. Në rastin e Labunishtit, nëse komuna i ka punësuar këto arsimtarë pa pajtueshmërinë e Ministrisë, atëherë komuna të njëjtit duhet t’i merr si barë personale. Ne komunave u japim mjete përmes bllok- dotacioneve për financim në arsim ndërsa komuna më pas duhet t’i ndajë ato mjete në mënyrë përkatëse- thonë…

Lexo më Shumë

Kundër ish kryetarit të komunës së Koçanit R.D (61) është parashtruar padi penale nga ana e zyra e jashtme e antikrimi në Koçan, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”. “I denoncuari, si kryetar i komunës së Koçanit, prej dhjetorit të vitit 2013 deri në prill të vitit 2014, pa vendim nga Këshilli i komunës së Koçanit për subvencionim të transportit publik në rajonin e komunës, ka lidhur Marrëveshje për kryerjen e transportit publik për periudhën provë me “Avtom Atom” SHPK Koçan, në bazë të së cilës, për çdo biletë të shitur…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar sot se posti i Ministrisë së Shëndetësisë i takon partisë që drejton ai dhe jo Aleancës për Shqiptarët. Pas mbarimit të seancës gjyqësore për rastin “Ryshfeti”, Zaev i pyetur nga gazetarët ka thënë se Aleanca për Shqiptarët ka vetëm dy deputetë dhe se në kohën kur është formuar Qeveria, ky post iu është dhënë atyre për shkak të mjekut të mirënjohur, z.Arben Taravari. “Ju e dini që kemi një muaj që bisedojmë për këtë çështje, bëhet fjalë për parti politike e cila për momentin ka vetëm dy deputetë. Ministria e Shëndetësisë është një nga resorët…

Lexo më Shumë

Një banor i Manastirit me inicialet R.G. 40 vjeç  humbi jetën në një aksident rrugor që ndodhi mbrëmë në rrugën rajonale Manastir – Mogila. Sipas SPB-Manastir, informojnë se aksidenti rrugor ndodhi në vendin e quajtur “Tulanata” kur shoferi R.G. duke drejtuar makinën e tij të tipit “Audi-A” për arsye të panjohura ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, ndërsa nga lëndimet e marra, shoferi R.G. ka vdekur në vendin e aksidentit rrugor. Ekipet e SPB-Manastirit dhe Prokuroria Publike Themelore kanë kryer ekspertizë dhe urdhëruan autopsi për të përcaktuar shkaqet e aksidentit që ndodhi mbrëmë në rrugën rajonale Manastir…

Lexo më Shumë

25 Dhjetor Besimtarë të krishterë, kremtojnë sot momentin me të rëndësishëm të kalendarit Gregorian, lindjen e Krishtit – Krishtlindjet. Tradicionalisht, në Maqedoni festimi qendror me rastin e festës u mbajt në Kishën katolike “Zemra e shenjtë e Jezusit” në Shkup, ku mbrëmë pati liturgji të shenjtë të mesnatës. Në liturgji morën pjesë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, zëvendëskryeministrat për Çështje Ekonomike dhe Çështje Evropiane, Koço Angjushev dhe Bujar Osmani, ministri pa resor i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi, Cvetanka Laskova, këshilltare për kulturë e kryeministrit, përfaqësues të korit diplomatik, parti politike, bashkësi fetare. Krishtlindja u festua edhe…

Lexo më Shumë

25 Dhjetor Gjykata e Apelit Shkup sot do të mbajë seancë  për të shqyrtuar ankesën e mbrojtjes të kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, e cila kërkon video që xhirimet të mos shfrytëzohen si dëshmi në procedurë gjyqësore për rastin”Ryshfeti” ku ai është i akuzuar. Seanca e fundit në Gjykatën e Apelit u shty për shkak se gjykatësi për këtë lëndë ka njoftuar se është zgjedhur për gjykatës në Gjykatën Supreme. Seanca u shty në kohë të pacaktuar. Avokatët e Zaevit nga Gjykata Penale kërkuan t’i ndajë këto xhirime nga materiali dëshmues, por Gjykata e refuzoi kërkesën e tyre dhe…

Lexo më Shumë

Propozimet për ministra për plotësimin e vendeve vakante në Qeveri kanë mbërritur në Kuvend dhe sot është paralajmëruar votimi i tyre. Kryeministri Zoran Zaev bëri të qartë se ministri i ri i shëndetësisë do të jetë Venko Filipçe, një mjek specialist i propozuar nga LSDM-ja, i cili ka kryer edhe postin e këshilltarit të kryeministrit në shëndetësi. Zaev theksoi se ky post i takon atyre, sepse Arben Taravari i ASH-së në fillimin e parë të Qeverisë ishte emëruar në këtë detyrë si emër i mirënjohur në mjekësi dhe jo si kandidat i ASH-së. Por kjo është mohuar nga Taravari i…

Lexo më Shumë

24 Dhjetor Pasojat nga vërshimet e tre viteve më parë në shumë fshatra të Tetovës, si Poroj, Shipkovicë e Reçicë të Vogël, banorët po i ndjejnë edhe sot e kësaj dite. Autoritetet përkatëse deri më sot vetëm kanë premtuar, por jo dhe realizuar premtimet e tyre. Banorët e fshatrave në fjalë përshëndesin ndihmën që kohë më parë Qeveria e Maqedonisë i ndau shtetit shqiptarë për pasojat nga vërshimet, megjithatë thonë se është absurde që të mos ndërmerr as edhe një hap për riparimin e dëmeve të para tre viteve, për qytetarët e saj. Kemi mbet veç me premtime se me…

Lexo më Shumë

24 Dhjetor Banorët e fshatit Izvor të Kërçovës thonë se shkaku i minimit të vazhdueshëm që bëhet për ndërtimin e autostradës Ohër – Kërçovë, janë dëmtuar pothuajse të gjitha shtëpitë në fshat. Ata reagojnë se deri tani askush nuk ka ndërmarrë masa për ta riparuar dëmin. Edhe rruga që çon drejt fshatit të tyre, që përdoret nga kompanitë e ndërtimit është në gjendje të keqe. Edhe shtëpitë kanë plasaritje nga minimi dhe askujt asgjë. Thonë është dashur të tregoni me kohë, dhe pastaj do të shihnim cili sa ka dëme në shtëpi. Ka plasaritje në shumë shtëpi nga minimi, edhe…

Lexo më Shumë

24 Dhjetor “Klika në pushtet me metodat e përndjekjes politike nuk e çon shtetin drejt BE-së, porse e largon, e prish demokracinë dhe e shkatërron sundimin e të së drejtës”. Ky është mesazhi në njoftimin e parë partiak që e publikoi VMRO-DPMNE pasi Hristijan Mickoski mbrëmë u zgjodh për kryetar i ri i partisë. Sipas analistit, Petar Arsovski, kjo nuk është tregues për atë se cilin drejtim politik do ta trasojë Mickoski dhe se narrativi i tij i vërtetë politik do të dihet pas disa muajve. Ai për momentin po i dërgon të gjitha sinjalet se do të jetë palaçoja…

Lexo më Shumë