24 Dhjetor
“Klika në pushtet me metodat e përndjekjes politike nuk e çon shtetin drejt BE-së, porse e largon, e prish demokracinë dhe e shkatërron sundimin e të së drejtës”. Ky është mesazhi në njoftimin e parë partiak që e publikoi VMRO-DPMNE pasi Hristijan Mickoski mbrëmë u zgjodh për kryetar i ri i partisë. Sipas analistit, Petar Arsovski, kjo nuk është tregues për atë se cilin drejtim politik do ta trasojë Mickoski dhe se narrativi i tij i vërtetë politik do të dihet pas disa muajve. Ai për momentin po i dërgon të gjitha sinjalet se do të jetë palaçoja dhe marioneta e Nikola Gruevskit, duke e zgjedhur Gruevskin për kryetar nderi, me kontinuitetin e tij dhe kështu me radhë. Megjithatë, deri më tani empiria e VMRO-DPMNE-së tregon se lideri i ri shumë shpejtë e harron rrugën e vjetër dhe merr drejtim të ri. Mickoskit do t’i duhet kohë që të ballafaqohet me realitetin se Gruevski në fakt është spirancë rreth fytit dhe të bëjë njolloj diskontinuiteti dhe rrëfim të ri për VMRO-DPMNE-në.
Sipas Aleksandar Kolekeskit nga Qendra për Strategji Evropiane, Eurothink Mickoski në fjalimin e parë nuk ka qenë edhe aq bindës se VMRO-DPMNE do të jetë opozitë konstruktive.
Nuk insiston Mickoski t’i artikulojë interesat shoqërore ashtu siç kërkon shoqëria, por insiston nga prizmi i funksionimit paraprak të VMRO-DPMNE-së apo ajo që është karakteristike për “Shtetin e robëruar”, sipas asaj që e kemi parë më herët duke funksionuar, të mbajë njëlloj status kuo-je. Ai nuk po i jep pritjet sidomos impulsin që Maqedonia e ka në raport me eurointegrimet- tha Aleksandar Kolekeski, Eurothink.
Njëri prej tyre që qëndruan pas përzgjedhjes së Mickoskit për kryetar i tretë i VMRO-DPMNE-së është lideri i parë i kësaj partie, Lupço Georgievski i cili qëndrimin e tij e shprehu në rrjetin social Fejzbuk.
Hristijan Mickoski nga të gjithë kandidatët për kryetarë është personi më i pa kompremetuar, i papërfshirë në afera, më energjik dhe më në fund më karizmatik. Mickoski ka mundësi të lë gjirmë në VMRO, por duhet t’i jepet mundësia- shkruan Lupço Georgievski, ish-kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Hristijan Mickoski dje u zgjodh si kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së pasi mori besimin e 376 delegatëve. Në kongresin në Valandovë nuk morën pjesë më shumë se 100 delegat, mes të cilëve edhe bashkëpunëtorët më të afërt të Gruevskit dhe anëtar të kryesisë më të lartë të partisë opozitare.
Mirko Trajnkovski

