Një banor i Manastirit me inicialet R.G. 40 vjeç humbi jetën në një aksident rrugor që ndodhi mbrëmë në rrugën rajonale Manastir – Mogila.
Sipas SPB-Manastir, informojnë se aksidenti rrugor ndodhi në vendin e quajtur “Tulanata” kur shoferi R.G. duke drejtuar makinën e tij të tipit “Audi-A” për arsye të panjohura ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, ndërsa nga lëndimet e marra, shoferi R.G. ka vdekur në vendin e aksidentit rrugor.
Ekipet e SPB-Manastirit dhe Prokuroria Publike Themelore kanë kryer ekspertizë dhe urdhëruan autopsi për të përcaktuar shkaqet e aksidentit që ndodhi mbrëmë në rrugën rajonale Manastir – Mogila.

