Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar sot se posti i Ministrisë së Shëndetësisë i takon partisë që drejton ai dhe jo Aleancës për Shqiptarët. Pas mbarimit të seancës gjyqësore për rastin “Ryshfeti”, Zaev i pyetur nga gazetarët ka thënë se Aleanca për Shqiptarët ka vetëm dy deputetë dhe se në kohën kur është formuar Qeveria, ky post iu është dhënë atyre për shkak të mjekut të mirënjohur, z.Arben Taravari.
“Ju e dini që kemi një muaj që bisedojmë për këtë çështje, bëhet fjalë për parti politike e cila për momentin ka vetëm dy deputetë. Ministria e Shëndetësisë është një nga resorët më të rëndësishëm në Qeverinë e Maqedonisë, dhe në momentin kur u formuar kjo Qeveri u dha edhe për shkak kandidatit. Është e rëndësishme që secili kandidat ofrohet, atëherë ishte Arben Taravari, dhe për këtë shkak tani nuk kemi mundur të bëjmë paralele nga i llojit të tillë dhe mbeti që këtë vend t’i takojë LSDM-së”, ka thënë Zaev.
Zaev ka shtuar se nuk ka qenë personalisht i njoftuar as nga Taravari e as nga Sela se Taravari do të kandidohet për kryetar të Gostivarit.
“Ne ofruam postin e zv/kryeministër për reforma duke pasur parasysh se bëhet fjalë për parti të re e cila dëshiron të dëshmohet, udhëheqin institucione serioze, më shumë se 20 vetëm në nivel qendror besuam se kjo mund të jetë e pranueshme për ta’, theksoi Zaev.

