Author: almakos

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Zamir Dika e ka cilësuar vitin 2017 si të suksesshëm në aspektin e rritjes së cilësisë dhe numrit të studentëve të diplomuar. Dika ka theksuar se është arritur numri prej 12 mijë të diplomuar dhe mbi 3500 studentë që aktualisht ndjekin studimet në UEJL aktualisht. Ndërsa sa iu përket programeve, Dika tha se këtë vit janë ofruar 14 programe të ciklit të parë, 24 programe të ciklit të dytë dhe dy programe te specializimit, të cilat nga viti në vit shtohen dhe bëhen gjithnjë e më të sofistikuara. “Në vazhdën e iniciativës për personalizimin…

Lexo më Shumë

26 Dhjetor Menjëherë pas fjalimit të presidentit të shtetit i cili disa herë theksoi se është koha për të shtrirë dorën e  pajtimit, se është koha për dialog dhe jo për revanshizëm politik, janë takuar në hapësirat e Kuvendit kreu i LSDM-së Zoaran Zaev, njëherit dhe kryeministër dhe lideri i ri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski. Takimi i shkurtër ka rezultuar me marrëveshje për një takim më të gjerë sot në ora 16:00. Pas takimit të orës 16:00 VMRO-DPMNE-ja do të realizoj konsultime brenda partiake ku do të shqyrtohet mundësia e kthimit në Kuvend.

Lexo më Shumë

26 Dhjetor Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mbajti fjalimin e vjetor në Kuvend. Ivanov vitin që po lemë pas e vlerësoi edhe një vit me probleme dhe krizë të thellë politike. “Pas nesh mbetet edhe një vit me një krizë të thellë politike. Ky është fjalimi imë i parë në këtë përbërje parlamentare. Shqetësuese sinjalet për revanshizëm politik. Është dëshpëruese se në vend të projekteve, partitë tonë politike e shohin njëra tjetrën si armiq të përbetuar”, tha Gjorge Ivanov në fjalimin e tij të fund-vitit para deputetëve. Ivanov sërish përmendi platformën e Tiranës për të cilën tha se u shndërrua…

Lexo më Shumë

Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës nga 100 deri 150 metra ka në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë, nga 50 deri në 70 metra në aksin Negotinë – Demir Kapi dhe nga 50 deri 100 metra në rrugët Shkup – Katllanovë dhe Shkup – Milladinoc, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata. Në vendet më të larta rrugët janë të lagështa. Nga 15 nëntori, në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit.…

Lexo më Shumë

26 Dhjetor Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov sot në mesditë do ta mbajë fjalimin tradicional vjetor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Fjalimi i rregullt vjetor i Presidentit të RM-së para dhomës ligjdhënëse është paraparë me Kushtetutën e shtetit.

Lexo më Shumë

26 Dhjetor Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar gjykime për lëndët e PSP-së “Trajektorja” dhe “Trust” Në rastin “Trajektorja” janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski. Ata janë të dyshuar se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë aksione me të cilët në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinoc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë, sipas PSP-së, u kanë shkaktuar dëm…

Lexo më Shumë

26 Dhjetor Temperaturë më e ulët sot në mëngjes në orën shtatë në Maqedoni është matur në Manastir minus gjashtë, pas çka vijojnë me minus pesë Shkup Petrovec dhe Berovë, Demir Kapi, Tetovë, Kumanovë dhe Strumicë  minus katër, Shkup Zajçev Rid dhe Gjevgjeli, minus tre, Pretor, Kriva Pallankë, Dibër, Prilep dhe Shtip, minus dy, Lazaropole minus një, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjik (DPHM). Në Mavrovë është matur shtresë e dëborës prej tre centimetrave. Moti sot do të jetë me diell, ndërsa në pjesët perëndimore me vranësira mesatare. Nëpër disa fushëgropa, duke e përfshirë edhe të Shkupit do të ketë kushte…

Lexo më Shumë

25 Dhjetor Një adoleshent 17 vjeçar është sulmuar me thikë në autobusin me numër 57 i cili po lëvizte në rrugën “Cvetan Dimov”. Incidenti i rëndë ka ndodhur pasdite rreth orës 14.30 dhe viktima është dërguar në spital nga ku bëjnë të ditur se 17 vjeçari ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra. Në përleshje kanë marrë pjesë më shumë persona. Nga MPB thonë se po punohet për zbardhjen e rastit ndërkohë jo-zyrtarisht mësohet se shkak i grindjes mes të rinjve

Lexo më Shumë

25 Dhjetor Kreu i “Aleancës për Shqiptarët”, Ziajdin Sela, paralajmëroi daljen e partisë së tij nga koalicioni qeveritar. Kryeministri nuk ndejti në marrëveshjen e bërë paraprakisht për formonin e qeverisë. “Aleanca për Shqiptarët” është e përcaktuar për ta kthyer të drejtën, kemi dhënë kontribut për ta rrëzuar regjimin, por një pjesë e regjimit ende rrinë në qeveri. Qëllimi ynë ka qene që të jemi në qeveri deri në votimin e ligjit për gjuhen shqipe. “Aleanca për Shqiptarët” do të përkrahë të gjitha ligjet. “Aleanca për Shqiptarët” nuk është pjesë e kalkulimeve tjera të ulëta. Kërkojmë nga Ministri që t’i shkarkoj…

Lexo më Shumë

25 Dhjetor Gjykata Penale iu shqiptoi masën e paraburgimit Aleksandar Vasilevskit – Ninxha dhe Nikolla Mitrevski – Koljo si dhe dy personave të cilët janë të pakapshëm, të cilët akuzohen për dhunën e përgjakshme në Kuvend në 27 prill. Vendimi për 30 ditë paraburgim është dërguar në Prokurorinë për krim të organizuar, ndërsa policia duhet të shpallë flet-arrest. Ndërkohë, prokuroria ka kërkuar ti zgjatet paraburgimi ish-drejtorit të Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov, sepse masa një mujore i skadon pas tre ditëve. Alsat-M

Lexo më Shumë

25 Dhjetor Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev për Radio Kanall 77 tha se për të është e pranueshme të gjendet një emër i ri për Maqedoninë, si një mënyrë për të përshpejtuar anëtarësimin në BE dhe NATO. “Maqedonia duhet të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s. Parakushtet për ta bërëkëtë janë që të gjendet një zgjidhje dhe kompromis për emrin. Unë dua dhe jam i vetëdijshëm se duhet të zgjidhet. Maqedoni e Epërme, Veriore apo Maqedonia e Re, këtë populli do ta thotë. Për mua edhe Maqedonia Veriore, e Epërme apo Maqedonia e Re është zgjidhje e pranueshme, tha…

Lexo më Shumë