26 Dhjetor
Temperaturë më e ulët sot në mëngjes në orën shtatë në Maqedoni është matur në Manastir minus gjashtë, pas çka vijojnë me minus pesë Shkup Petrovec dhe Berovë, Demir Kapi, Tetovë, Kumanovë dhe Strumicë minus katër, Shkup Zajçev Rid dhe Gjevgjeli, minus tre, Pretor, Kriva Pallankë, Dibër, Prilep dhe Shtip, minus dy, Lazaropole minus një, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjik (DPHM).
Në Mavrovë është matur shtresë e dëborës prej tre centimetrave.
Moti sot do të jetë me diell, ndërsa në pjesët perëndimore me vranësira mesatare. Nëpër disa fushëgropa, duke e përfshirë edhe të Shkupit do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Temperaturat do të lëvizin prej nëntë katër deri në 14 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura do të arrijë deri në 10 gradë.
Nesër do të mbajë mot me diell, stabil, i thatë dhe relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Nëpër fushëgropa të caktuara në mëngjes me paraqitje të mjegullës.

