25 Dhjetor
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev për Radio Kanall 77 tha se për të është e pranueshme të gjendet një emër i ri për Maqedoninë, si një mënyrë për të përshpejtuar anëtarësimin në BE dhe NATO. “Maqedonia duhet të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s. Parakushtet për ta bërëkëtë janë që të gjendet një zgjidhje dhe kompromis për emrin. Unë dua dhe jam i vetëdijshëm se duhet të zgjidhet. Maqedoni e Epërme, Veriore apo Maqedonia e Re, këtë populli do ta thotë. Për mua edhe Maqedonia Veriore, e Epërme apo Maqedonia e Re është zgjidhje e pranueshme, tha Angjushev.
Kjo qeveri ka kapacitet dhe transparencë për të folur në lidhje me këtë temë, ne shohim se ka sinjale pozitive si nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Greqinë. Ajo që dua të them është se vija e kuqe që nuk duhet të lëshojmë pe është identiteti maqedonas, gjuha, etj; dhe se për emrin duhet të gjejmë përcaktim gjeografik, që do të jetë i pranueshëm ndërkombëtarisht. Kështu që jam i mendimit se duhet ta zgjidhim këtë çështje. Maqedonia e Epërme, Veriore apo E re, këtë do ta thotë populli. Për mua edhe Maqedonia e Epërme, Veriore apo Maqedonia e Re është e pranueshme – deklaroi Koço Angjushev, Zëvendëskryeministër për çështje Ekonomike.
Alsat-M

