26 Dhjetor
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mbajti fjalimin e vjetor në Kuvend. Ivanov vitin që po lemë pas e vlerësoi edhe një vit me probleme dhe krizë të thellë politike.
“Pas nesh mbetet edhe një vit me një krizë të thellë politike. Ky është fjalimi imë i parë në këtë përbërje parlamentare. Shqetësuese sinjalet për revanshizëm politik. Është dëshpëruese se në vend të projekteve, partitë tonë politike e shohin njëra tjetrën si armiq të përbetuar”, tha Gjorge Ivanov në fjalimin e tij të fund-vitit para deputetëve.
Ivanov sërish përmendi platformën e Tiranës për të cilën tha se u shndërrua në një krizë kushtetuese.
“Mandatin e kam dhënë vetëm pasi u dhanë garanci me shkrim, për mbrojtjen e integritetit të vendit. Kriza e gjatë politike u reflektua edhe në ekonomi. Në raste se para një kohe ishim të parët në rajon sa i përket fushës së ekonomisë, tani jemi të fundit”, tha Ivanov.
Ivanov gjatë fjalimit shprehu shqetësimet e tij edhe rreth gjendjes me ndotjen e ajrit. Ivanov me kritika për mediat, sipas të cilit derisa kanë raportuar për zhvillimet e 27 prillit, kanë shkruar lajme të rrejshme, kinse Ivanov ka dashur të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Përmes këtyre lajmeve sipas Ivanovit i është shkaktuar një dëm i madh imazhit të shtetit. “Është e domosdoshme luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Nga ana tjetër burgjet tona janë të stërmbushura, derisa kushtet atje janë të mjerueshme”, tha Ivanov. Gjatë fjalimit Ivanov kërkoi edhe pavarësi për gjyqësorin.
“Liderët e pushtetit dhe opozitës duhet të kenë komunikim në interes të qytetarëve dhe shtetit. Nuk duhet të ketë revanshizëm politik, kemi nevojë për pajtim. Duhet të punojmë në kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e vendit. Kjo është kërkesë e qytetarëve, derisa kërkesa e tyre është edhe kërkesë edhe e imja.Vatra e zjarrti të kësaj krize politike është locuar vetëm në një vend, Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim. Rekomandimet e PRIBES nuk janë zbatuar. Kjo lë dyshime se edhe më tej po manipulohet me proceset gjyqësore”, theksoi Ivanov.
Alsat-M

