27 Dhjetor Në seancën për rendin e ditës në komunën Qendër u miratuan 23 pika, por kryetari i kësaj komune Sasho Butanoviq propozoi edhe dy pika shtesë, moratoriumin, gjegjësisht ndërprerjen e ndërtimeve për periudhë 2 mujore me qëllim zvogëlimin e ndotjes së ajrit. Kjo pikë u kundërshtua nga pjesa dërmuese e këshilltarëve të kësaj komune duke e vlerësuar këtë veprim si jo të arsyeshëm I cili nuk do të ndihmoj në këtë aspekt.
Author: almakos
27 Dhjetor Krerët e dikasterit të Brendshëm shprehen të bindur që pas formimit të Agjencisë Teknike Operative, përgjimet nuk mund të keqpërdoren. Megjithatë, në propozim-ligjet e mriatuara një ditë më parë nga Qeveria, nuk potencohen kriteret e profilizimit të të punësuarve, përzgjedhja dhe filtrimi i mundshëm i tyre gjatë kalimit nga DSK-ja ose institucionet tjera të shërbimit sekret, në kuadër të Agjencisë së re. Në takim me gazetarët Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski dhe kreu i DSK-së Goran Nikollovski, nuk bënë të ditur sa të punësuar do të ketë Agjencia dhe sa do të kushtojë themelimi dhe vënia e saj…
27 Dhjetor Prej sot filloi zbatimi i masave urgjente kundër ndotjes së ajrit. Ministria e Ambientit Jetësor mëngjesin e sotëm njoftoi se gjatë ditës së djeshme dhe të sotme është shënuar nivel i ndotjes mbi 200 mikrogram për metër kub, duke alarmuar autoritetet për aktivizimin e masave të paralajmëruara nga ana e Qeverisë. Qyteti i Shkupit tanimë kumtoi se transporti publik në kryeqytet do të jetë pa pagesë derisa sa të zgjasë kjo gjendje, ndërkohë që urdhëroi Ndërmarrjen Publike Komunale të fillojë me pastrimin intensiv të rrugëve, ndërkaq të punësuarit e Qytetit të Shkupit të shfrytëzojnë autobusët apo transportin e…
27 Dhjetor Mbi 60 për qind e kuadrit me arsim të lartë nga shkencat shoqërore shqyrtojnë mundësinë për të ikur jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë. Shumica prej tyre pas përfundimit të studimeve në pamundësi për tu punësuar dhe siguruar një pagë të mirëfilltë për një jetë normale, zgjidhjen e shohin në shtetet e zhvilluara evropiane. Ndërkohë që 25 për qind, veçmë kanë marrë nismë konkrete për braktisjen e vendlindjes dhe shpërnguljen e tyre në ndonjë shtet evropian. Këto të dhëna kanë dalë nga një hulumtim i kryer nga Fakulteti Juridik në Shkup. Është paraqitur një…
27 Dhjetor Funksionarët e Aleancës për Shqiptarët do të dorëhiqen në mënyrë të sinkronizuar. Të pyetur nga Alsat M, zëvendësministrat, sekretari shtetëror në ministrin e Drejtësisë dhe drejtorët e këtij subjekti të emëruar nëpër organe shtetërore, thanë se dorëheqjet do t’i ofrojnë bashkërisht në të njëjtën ditë. Kryeministri Zoran Zaev njofton se shkarkimin e tyre do ta propozojë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. Largimi i Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria vjen pak ditë pas votimit të ministrit të Shëndetësisë nga radhët e LSDM-së, dikaster të cilin deri para zgjedhjeve lokale e drejtonte Aben Taravari i Aleancës për Shqiptarët. Në…
27 Dhjetor Më dy shkurt me gjykatës të ri do të vazhdojë gjykimi për rastin “shuplakat e porositura në Qendër”, ku i pandehuri i parë është ish kryeministri Nikolla Gruevski. Seanca gjyqësore u anulua, për shkak të orarit të ri të Gjykatës Penale dhe zhvendosjen e gjykatëses aktuale Tatiana Mihailova në një repart të ri. Gruevski shkurtimisht tha se kundër tij është duke u udhëhequr një fushatë diskreditimi politik dhe se procesi për dhunën para Komunës Qendër është një hakmarrje politike. Akti i fundit ishte që t’i ndryshojnë edhe gjykatësit, të emërojnë gjykatës të ri, mund të supozojmë sipas çfarë…
27 Dhjetor Të punësuarit në njësinë punuese Kolektor në Strugë që është pjesë e ndërmarrjes së ujësjellësit publik Proakva, festat e fundvitit i presin me shtatë paga minus. Pagën e fundit kanë marrë në muajin prill. Vonesë kanë edhe kontributet për sigurim pensional dhe shëndetësor. Punëtorët pothuajse të gjitha kontrollet mjekësore i kryejnë në mënyrë private. Drejtori i Proakva për Strugën, Vait Ajro premton se gjatë periudhës së ardhshme gradualisht do të paguhen të gjitha pagat e mbetura, dhe çdo gjë do të zgjidhet në gjashtë muajt e parë të vitit 2018. Përndryshe, në njësinë punuese Kolektor në Strugë punojnë…
27 Dhjetor Aleksandër Vasilevski i njohur si Ninxha, Nikola Mitrevski, Kolo dhe dy persona tjerë do të kërkohen me fletarrestim kombëtar. Prokuroria për Krim të Organizuar sot ka lëshuar urdhër, katër të dyshuarit janë në arrati, ndërsa Gjykata paraprakisht u kishte shqiptuar paraburgim 30 ditor për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit. Pas tyre do të lëshohet edhe fletarrestim ndërkombëtar. Ndryshe, në paraburgim për sulmin në Kuvend janë ish-drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov, dhe organizatorët e protestave “Për Maqedoni të përbashkët”. Për të gjithë këta Prokuroria kërkon t’u vazhdohet paraburgimi, Ndërsa Gjykata Penale vendimin përfundimtar duhet ta…
27 Dhjetor Të punësuarit në çerdhet “Borëbardha” dhe “Fidani” sot ndërprenë grevën pasi që Komuna e Çairit gjeti një zgjidhje të përkohshme për të siguruar pagat e edukatorëve për muajin nëntor. Nga komuna thonë se zgjidhja e përhershme do të vij vetëm pas zgjedhjes së kryetarit të Këshillit Komunal, në të kundërtën që në fillim të vitit të ri 2018 sërish do të paraqiten problemet me pagat e mësimdhënësve, edukatoreve edhe administratës. Ndryshe zgjedhja e kreut të këshillit komunal të Çairit ka mbetur peng i inateve mes oponentëve politik. Zgjidhja e këtillë normalisht se është bërë në interes të përgjithshëm…
27 Dhjetor Prej sot hyjnë në në fuqi masat urgjente te parashikuara nga ana e Qeverise. Nga sot Qyteti i Shkupit do ketë transport publik pa pagesë. Kryebashkiaku Petre Shilegov urdhëroi të punësuarit e Qytetit të Shkupit që në punë të shkojnë me autobusë apo transport të organizuar. Ndërmarrjen Publike Komunale që të intensifikoj aktivitetet për pastrimin e rrugëve.
27 Dhjetor Një plaçkitje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një barnatore në lagjen Porta Vllae. E punësuara në barnatore, rreth orës 21:00, ka denoncuar në polici se një person i armatosur me thikë ka hyrë në barnatore dhe nën presioni e armës e ka detyruar atë t’i dorëzojë fitimin ditore dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nga MPB-ja thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
27 Dhjetor Zv/ministrja e Punëve të Jashtme Arta Toçi deponoi dorëheqje. Të gjithë zv/ ministrat e Aleances per Shqiptaret sot dhe nesër do të tërhiqen nga postet e tyre. Ndryshe, pritet që funksionarët e tjerë të ASH-së, gjatë ditëve në vijim të dorëhiqen nga postet që kanë ushtruar deri më tani, sepse Aleanca për Shqiptarët nuk është më pjesë e Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev. Këtë mbrëmë në kuadër të “Programi 200” e konfirmoi edhe vetë kreu mi aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

