27 Dhjetor
Aleksandër Vasilevski i njohur si Ninxha, Nikola Mitrevski, Kolo dhe dy persona tjerë do të kërkohen me fletarrestim kombëtar. Prokuroria për Krim të Organizuar sot ka lëshuar urdhër, katër të dyshuarit janë në arrati, ndërsa Gjykata paraprakisht u kishte shqiptuar paraburgim 30 ditor për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit. Pas tyre do të lëshohet edhe fletarrestim ndërkombëtar. Ndryshe, në paraburgim për sulmin në Kuvend janë ish-drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov, dhe organizatorët e protestave “Për Maqedoni të përbashkët”. Për të gjithë këta Prokuroria kërkon t’u vazhdohet paraburgimi, Ndërsa Gjykata Penale vendimin përfundimtar duhet ta sjellë nesër. Në burgun e Shutkës janë edhe deputetët Krsto Mukoski, Sasho Vasilevski dhe Ljuben Arnaudov, ndërsa Johan Tarkulovski, Lupço Dimovski dhe Juliana Pesevska janë në arrest shtëpiak.

