27 Dhjetor
Një plaçkitje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një barnatore në lagjen Porta Vllae. E punësuara në barnatore, rreth orës 21:00, ka denoncuar në polici se një person i armatosur me thikë ka hyrë në barnatore dhe nën presioni e armës e ka detyruar atë t’i dorëzojë fitimin ditore dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nga MPB-ja thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

