Author: almakos

28 Dhjetor Nga dita e nesërme rikthehet transporti publik me pagesë. Autoritetet e Shkupit kumtuan se masa për autobusë pa pagesë po ndërpritet pasi gjatë ditës së sotme stacionet matëse kanë matur nivel mesatar të ndotjes, më pak se 200 mikrogram për metër kub, ndërkaq shtuan se kjo masë do të aktivizohet gjithnjë kur ndotja të kalojë kufirin me mbi 200 mikrogram grimca për metër kub. Ekipi i televizionit Alsat inspektoi nga afër për të parë se sa qytetarët e shfrytëzojnë transportin publik si masë preventive kundër ndotjes së ajrit, por nga filmimet e kamerës u vërejt se numri i…

Lexo më Shumë

28 Dhjetor Funksionarët e Aleancës për Shqiptarët deponuan dorëheqjet në Qeveri. Dorëheqja e tyre vjen tre ditë pas thirrjes së kryetarit të Aleancës për Shqiptarët ndaj funksionarëve të kësaj partie që të dorëhiqen nga postet shtetërore. Megjithatë një pjesë e koalicionit parazgjedhor “Aleanca për Shqiptarët” do të mbetet në pushtet. Ilmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët, përsëritë qëndrimin se subjekti në fjalë do të mbështes reformat e nevojshme. Ne jemi tre zëvendësministra, një sekretar shtetëror dhe diku rreth tetë drejtor, pra bëhet fjalë për 12-13 funksione të cilët i ka pasur ASH nëpër institucione. Mbi bazë të marrëveshjeve që i…

Lexo më Shumë

28 Dhjetor Avokati i popullit Ixhet Memeti konsideron se propozim- ligji për amnisti nuk ofron drejtësi të plotë. Gjithashtu mbetet e paqartë se si do të zhvillohej zbatimi. Sipas Memetit, procedura patjetër duhet të saktësohet me detaje dhe të ndahet në procedurë administrative dhe në atë gjyqësore. Nuk pajtohem dhe konsideroj se nuk është në rregull që kjo të jetë vetëm procedurë gjyqësore. Sepse do të krijojmë probleme në zbatim dhe do të kemi situata dhe veprim jo të barabartë të gjykatave- deklaroi Avokat i Popullit Ixhet Memeti. Edhe Meri Nikolova e cila para tre viteve filloi nismën për Ligjin…

Lexo më Shumë

28 Dhjetor Aktakuzat për rastet që deklarohen si politike nuk kanë peshë ligjore. Këtë e kanë vërejtur nga “Transparencë International” në raportin e tyre vjetorë. Nga ky institucion shprehen se edhe pas gjashtë muajve nga ndryshimi i pushtetit, vendi edhe më tej është i kapur, institucionet qëndrojnë në status- kuo ndërsa pritja e gjatë për emërimin e prokurorit publik edhe më shumë e ka çuar shtetin në humnerë lidhur me ndjekjen e krimit. Aktakuzat nuk janë të mira, formulimet për grupe të organizuara kriminale nuk janë të mira, në aktvendimet nuk ka gjendje të qartë të vërtetuar faktike, nuk vërtetohen…

Lexo më Shumë

28 Dhjetor Oda e burrave, veshjet dhe ushqimet tradicionale shqiptare të kombinuara me mësimdhënien e lëndës së historisë nën prizmin e teknologjisë informatike sot u shpalosën para një numri të madh të mysafirëve, nxënësve dhe profesorëve të gjimnazit Zef Lush Marku në Shkup. Nxënësit që defiluan me veshje kombëtare porositën të rinjtë që të rruhen këto vlera dhe veshjet tradicionale shqiptare të përdoren të paktën nëpër manifestime familjare.  “Kjo veshje që mbaj unë është  veshje tipike shqiptare që vjen nga Kosova”.  “ Kjo është veshje e fshatit Patishka Rekë dhe dëshirojë që të gjithë vajzat dhe meshkujt ti veshin këto…

Lexo më Shumë

28 Dhjetor Me vendim të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump u dekorua me çmimin “Arritje në Jetë” kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi për shërbimin e bërë ndaj shoqërisë gjatë 16 viteve sa është në këtë pozitë. Rexhepi tha se jetën e tij ia kishte kushtuar ruajtjes së Islamit tradicional shqiptar i cili shpesh është kanosur nga grupe të ndryshme fetare. Rexhepi tha se veprimet e tij janë në linjë me politikën amerikane. Ai u zotua se do të punojë edhe më tutje për ruajtjen e stabilitetit të Maqedonisë multi-etnike dhe për ta çuar përpara në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së.…

Lexo më Shumë

28 Dhjetor VMRO-DPMNE-ja as sot nuk u kthye në Kuvend. Partia opozitare vazhdon të mbaj qëndrimin se deri në uljen e tensioneve dhe derisa deputetët e kësaj partie qëndrojnë në paraburgim, kthimi në Kuvend do të mbetet vetëm opsion i së ardhmes. Ushtruesi i detyrës koordinator i grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev thotë se partia mbetet në këtë qëndrim deri në ndryshimin e këtyre politikave të Qeverisë. Jemi në situatë kur duam dhe duhet të ketë relaksim të gjendjes në vend, ulje te tensioneve dhe paqe. Por në të njëjtën kohë kemi një gjendje kur dje iu vazhdua paraburgimi…

Lexo më Shumë

28 Dhjetor Numri i shkeljeve të të drejtave të fëmijëve është shumë i lartë. Sipas raportit të ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi” në periudhën 2016-2017 janë regjistruar 124 raste të viktimave potenciale për të cilët është kërkuar ndihmë ose informacione. Numri më i madh i fëmijëve viktima të mundshme përfshin moshën prej 6 deri 14 vjet, ku janë paraqitur 66 raste. Për fat të keq çdo vit rastet përsëriten për shkak të divorcit dhe dhunës familjare. Edhe këtë vit kemi denoncime për fëmijë të cilët janë viktima të abuzimit seksual. Duhet t’u mundësohet vend i sigurt ku…

Lexo më Shumë

28 Dhjetor Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pret dhe është i bindur se opozita do të inkuadrohet në punën e trupave parlamentar dhe seancat nga 9 janari i vitit të ardhshëm, për kur do të caktohet vazhdim i seancës për ligjin për gjuhë dhe zgjedhje të gjykatësve kushtetues. Xhaferi në takimin e sotëm me gazetarët tha se në vitin 2018 Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje të reja. Sipas Xhaferit, kriza politike në Maqedoni përfundoi para gjashtë muajve. “Pritjet janë se duhet të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet brenda në partitë politike dhe ditët e para të punës në vitin e ri,…

Lexo më Shumë

28 Dhjetor Policia financiare e vendit ka sjell kallëzime penale për ish ministren e  Kulturës Eilizabeta Kançevska Mileva, zëvendësin e saj Dragan Nedelkoviq dhe ndaj Gj.T, këshilltar shtetëror për pyetje financiare dhe udhëheqës i sektorit të financave në Ministrinë e Kulturës. Ato akuzohen në veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe dëmtimi buxhetit të shtetit me vlerë prej mbi 2 milion euro.

Lexo më Shumë

28 Dhjetor Në Rruga drejt sonte i ftuar është njeriu që ka përgjegjësi më të madhe në vend, por edhe njeriu ndaj të cilit shfaqen pakënaqësi, sepse kritikuesit mendojnë që reformat dhe ndryshimi i jetës duhet të ndodh shpejt. Sonte në Rruga drejt është kryeministri Zoran Zaev. [embedded content]

Lexo më Shumë

28 Dhjetor Në seancën ku po mbahen pyetjet e deputetëve, shërbimet e Kuvendit deputetin e Aleancës për Shqiptarët, Syria Rashidi, e kanë listuar si deputet të opozitës. Kreu i Aleancës për shqiptarët, Ziajdin Sela ditë më parë paralajmëroi se partia e tij do braktisë koalicionin qeveritar ndërkohë pritet që funksionarët e Aleancës për Shqiptarët  të dorëhiqen në mënyrë të sinkronizuar. Zëvendësministrat, sekretari shtetëror në ministrin e Drejtësisë dhe drejtorët e këtij subjekti të emëruar nëpër organe shtetërore, thanë se dorëheqjet do t’i ofrojnë bashkërisht në të njëjtën ditë.

Lexo më Shumë