30 Dhjetor Mysafirët nga rajoni i mbushën Ohrin dhe Strugën për Vitin e Ri. Akomodimi hotelier dhe privat është përplot, ndërsa pjesa më e madhe e kapaciteteve janë shitur që para dy muajve. Mysafirëve në të shumtën e rasteve u ofrohen aranzhime dy dhe treditëshe. Në Strugë më të shumtë janë mysafirët nga Shqipëria, por kanë prenotuar edhe mysafirë edhe nga shtetet e tjera të rajonit. “Mysafirët janë kryesisht nga fqinjësia jonë. Kryesisht nga Bullgaria. Në hotelin tonë do të kemi mysafirë nga Italia të cilët vijnë për të katërtin vit me radhë, por edhe nga Serbia e Mali i…
Author: almakos
30 Dhjetor Prokuroria Speciale paralajmëroi se seriozisht shqyrtohet mundësia lëndët për të cilat Katica Janevës i skadoi afati për ngritjen e aktpadive, të përfundojnë në gjyq përmes Prokurorisë së rregullt. Mundësinë e sqaroi prokurorja Fatime Fetai në intervistën e mbrëmshme në emisionin “360 Gradë” në Alsat M. Por, duke pas parasysh faktin që vetëm PSP është kompetente për lëndët që dalin nga përgjimet e paligjshme, edhe vetë tha se për t’u realizuar mundësia e këtillë, ndoshta do të nevojiten ndryshime ligjore. Ende nuk kemi ardhur në situatë të tillë të kemi ndonjë lëndë tonën, gjegjësisht ndonjë hetim tonin i cili…
Po të kishte mënyrë për të numëruar, shprehja “Reforma në gjyqësor”, me siguri do të ishte njëra prej frazave më të përmendura nga politikanët dhe nga gazetarët në vitin 2017. Debati lidhur me këtë korpus të çështjeve zgjatën thuajse tërë vitin. Por, madje në ditët para se numëruesit të shkoj drejt 2018-ës, pushteti i ri arriti të bëjë disa ndryshime të ligjeve dhe të hartojë strategji – se çfarë më tutje. Nuk do të ketë prerje të mëdha, që do të thotë se nuk ka rizgjedhje të përgjithshme të gjykatësve, nuk ka shkarkime të Këshillit Gjyqësor ose nga ana tjetër,…
30 Dhjetor Familjarët e të dënuarve për rastin “Lagja e Trimave” protestuan edhe sot në Shkup. Kërkesave të tyre për rigjykim të rastit dhe zbardhjen e tij të plotë iu bashkuan edhe organizata të tjera, veteran të luftës dhe intelektual. Familjarët dhe protestuesit kërkesat e tyre i kanë adresuar edhe në përfaqësit diplomatike. Kërkojmë reforma thelbësore në gjyqësorin e Maqedonisë, rikualifikim, rigjykim dhe kompensim të gjitha rasteve për të cilat opinioni mendon se janë prodhim i kuzhinës politike – deklaroi Shpëtim Pollozhani, Shoqata e ish të burgosurve politik . Të mundohemi deri në fund që rastin e Kumanovës ta zbardhim dhe…
Hapat drejt një marrëveshjeje të pranueshme reciproke, duke ndryshuar emrin e aeroportit në Shkup, duke hequr monumentet që aludojnë në irredentizëm, një deklaratë publike për pranimin e një emri kompleks për përdorim të përgjithshëm janë kërkesat nga Athina zyrtare nga Maqedonia për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve për emrin, sipas gazetës greke “Real news”. Në një deklaratë për këtë gazetë kryeministri grek Aleksis Cipras porositi Shkupin “Bëni hapa drejt një marrëveshjeje të pranueshme reciproke”, sepse Athina pret që qeveria Zaev të veprojë e jo të angazhohet vetëm me fjalë, të bëjë lëvizje konkrete në mënyrë që të fillojë një diskutim thelbësor…
30 Dhjetor Zyrtarët pavarësisht pozicionit në ekzekutiv apo në institucionet tjera duhet të jetë të kujdesshëm në deklarimet e tyre për çështjen e ndjeshme, siç është edhe ajo e kontestit me Greqinë për çështjen e emrit. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve ndërkombëtare duke komentuar deklaratën e Zv/kryeministrit, Koço Angjushev se për të “Maqedonia Veriore, e Epërme apo Maqedonia e Re është zgjidhje e pranueshme”. Për ish diplomatin Risto Nikovski nga ana tjetër, është e papërgjegjshme që në këtë moment “kritik” të jepen deklarata të këtilla, pasi të njëjtat janë në dëm të shtetit tonë. Deklarata e Angjushevit është tejet e…
Një 48 vjeçar, banor në fshatin Shum të Strugës, në oborrin e shtëpisë së tij është plagosur nga një plumb qorr në këmbë. Nga MPB njoftuan se D.K. është transportuar në Qendrën Mjekësore në Strugë, ku i është bërë operacion, dhe më pas është lëshuar në mjekim shtëpiak. Hetim kryen ekipet e Stacionit Policor -Strugë, ndërsa merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Gjatë vitit që po lejmë pas në 25 kontrolle policore në lokalet e Pollogut u zbuluan 112 të huaja dhe 53 shtetase të Maqedonisë. Aksionet policore kishin për qellim të zbulojnë shtetaset e huaja të cilat jetojnë të pa paraqitura në Maqedoni por edhe për mundësinë që ato të jenë të përfshira në tregtinë me njerëz apo prostitucion. Nga shtetaset e huaja 65 femra ishin nga Shqipëria, 35 nga Serbia, 8 nga Kosova dhe 1 nga Mali i Zi dhe Bullgaria. Të gjitha femrat janë mes moshës 19 deri 40 vjeçe.
29 Dhjetor Prokurorja special Fatime Fetai vlerëson se për deri sa nuk gjendet një zgjidhje tjetër ligjore, alternativa e vetme e Prokurorisë Speciale Publike për të proceduar lëndët e saj në aktakuza është nëpërmjet Prokurorisë së rregullt. Këto komente Fetai i bëri në emisionin 360 Gradë në Alsat i cili do të transmetohet sonte në ora 22:30. Detyra jonë është që të hetojmë kur ekzistojnë dëshmi se është bërë vepër penale, që hetohet sipas detyrës zyrtare. Është e mundur që një lëndë e cila do të jetë në një fazë më të avancuar t’I dorëzohet për vazhdim Prokurorisë së rregullt…
29 Dhjetor Kreu i BDI-së Ali Ahhmeti në një takim me gazetarë e quajti të guximshme deklaratën e kryeministri Zoran Zaev dhënë në emisionin “Ruga Drejt” se ai ka iniciuar ligjin për gjuhën shqipe. Ahmeti tha se koha do ta dëshmojë se kush i ka meritat për këtë ligj. [embedded content]
29 Dhjetor Komisioni statutar i VMRO-DPMNE-së ka filluar punën për ndryshimin e statutit të partisë. Burime brenda opozitares bëjnë të ditur se tashmë në parti janë adresuar disa propozime për ndryshime statutare. Nga VMRO-DPMNE thonë se përmbajtja e propozimeve për ndryshime nuk do të publiket për shkak të ruajtjes së interesit brenda-partiak. Propozime kanë dorëzuar edhe iniciativa për reforma, demokratizim dhe modernizim të VMRO-DPMNE-së. Sipas Ilija Ilijovskit pjesë e kësaj iniciative, propozimet kanë të bëjnë me barazimin e peshës së votës së çdo anëtari dhe kufizimin e mandatit me qëllim që t’i jepet mundësia strukturave dhe forcave të reja. Në…
29 Dhjetor Emërimi i kryeshefave të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës do të bëhet në konsultim me ndërkombëtarët dhe përfaqësuesit e OSBE-së, ka pretenduar lideri i BDI-së Ali Ameti. Sipas tij, më me rëndësi do të jetë profesionalizmi i tyre se sa përkatësia partiake. Do të bëhen disa konsultime, do të bëhen konsultime edhe me miqtë tanë ndërkombëtarë duke përfshirë edhe OSBE-në që ka njohuri mbi aktivitetet dhe angazhimet e policisë dhe pasi të bëhet tërë vlerësimi, do të emërohet kryeshefi. Në të ardhmen, shumë me rëndësi për ne është lufta pa kompromis ndaj krimit është shqetësuese për…

