Festën e Vitit të Ri të gjithë deputetët do ta kalojnë me familjet dhe miqtë më të afërt. Disa prej tyre në vendlindje e të tjerët në vende më piktoreske. Në anketën e realizuar, u zotuan se do të angazhohen për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, njëherit prioriteti I tyre kryesor. Ku do ta festoni Vitin e Ri? Në vendin tim të lindjes, në Manastir – thotë Hari Lokvenec, LSDM. Cilët janë prioritetet Tuaja për vitin e ardhshëm dhe çfarë prisni? Përfundova me mandatin e deputetit dhe me gjasë do të jem pjesë e pushtetit ekzekutiv. Dua të ndihmoj në…
Author: almakos
31 Dhjetor Ekspertët rekomandojnë që policia të rrisë masat e sigurisë gjatë festave. Sipas tyre, kontrollet rutinë, alkool testet dhe ngritja e vetëdijes përmes apeleve do të krijojnë kushte për atmosferë festive. Ish eprori i policisë Ljubomir Gjurçeski vlerëson se policia duhet të merr masa parandaluese. I bëj thirrje policisë që të jetë rigoroze ndaj të gjithë kundërvajtësve që do të përdorimin mjete piroteknike dhe armë zjarri. Kjo është pjesa e rendit dhe qetësisë publike, ndërsa sa i përket komunikacionit i lutem qytetarëve që gjatë kohës së festave të fundvitit të distancohen nga veprimet si vozitja nën ndikimin e alkoolit…
31 Dhjetor Qytetarë të shumtë të vendit me shumë vështirësi arrijnë të ndajnë mjete për të pritur festat e fundvitit, ndërkohë shumë të tjerë tashmë janë nisur drejt Dubait e vendeve tjera egzotike për të pritur vitin e ri 2018. Këtë e konfirmojnë përfaqësuesit e agjencive të ndryshme turistike duke shtuar se si vende tjera të preferuara për ndërrimin e motmoteve janë edhe qendrat e shijimit. Interesimi është jashtëzakonisht i lartë dhe kam kënaqësinë të them se qytetarët e Maqedonisë kanë nisur shumë të udhëtojnë për Vitin e Ri. Sikurse edhe vitet e kaluara: qendrat e skijimit Bansko, Borovec dhe…
Në vitin 2018 qytetarët e Maqedonisë do të kenë katër fundjava të vazhduara. Nga gjithsej 11 ditë jo pune për të gjithë qytetarët, katër lidhen me fundjavën, për dallim nga ky vit i cili ka shtatë fundjava të vazhduara festive. Fundjava e parë e vazhduar, vitin e ardhshëm do të jetë menjëherë pas pritjes së Vitit të Ri sepse 1 janari është e hënë. E dyta është për Krishtlindje, sepse ditë jo pune është 7 janari e diel, por zhvendoset për më 8 janar e hënë. E ngjashme është situata edhe me festën krishtere, Pashkët e cila vitin e ardhshëm…
Qindra miliona njerëz në mbarë botën në sheshet e qyteteve të tyre, në qendra turistike, në kafene, restorante apo në atmosferë familjare në shtëpitë e tyre e përcjellin vitin 2017 dhe do të presin Vitin e Ri 2018. Qyteti i Shkupit anuloi festimin tradicional të Vitit të Ri që do të mbahej në sheshin “Maqedonia” dhe fondet që ishin planifikuar për organizimin e pritjes do të dhurohen për qëllime bamirësie. Megjithatë, sot saktë në mesditë në sheshin “Maqedonia” tradicionalisht do të arrijë Viti i Ri. Festim të Vitit të Ri nën moton “Viti i Ri-buzëqeshje të reja” do të ketë…
Lube Boshkoski njoftoi se do të mbështesë kryetarin e ri të VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickovski, nëse ai distancohet nga politikat e Nikolla Gruevskit. “Le të thotë se ai nuk e mbështet politikën e gënjeshtrave, krimit dhe korrupsionit dhe nëse ai do të rivendosë parimet fillestare të VMRO-DPMNE-së. A do të thotë ai se Nikolla Gruevski dhe ata përreth tij janë ajo që unë kam qenë duke folur për “bandë kriminelësh” gjatë gjithë kohës. E gjithë kjo është një çështje për të cilën do të varet nëse do t’i japim mbështetje, deri atëherë nuk kemi ndërmend të japim asnjë lloj mbështetjeje mirësjelljeje.…
31 Dhjetor Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev mbrëmë ka arritur në Selanik, në kuadër të vizitës së tij private, me ftesë të kryetarit të komunës së Selanikut, Yiannis Boutaris. “Selaniku i mrekullueshëm si çdoherë, qytet mik në Greqinë fqinje. Në darkë të përbashkët me kryetarin e Selanikut Boutaris folëm për sendet që na lidhin, në mjedis pozitiv. E falënderova për mikpritjen dhe biseduam për pritjet tona për vitin 2018, vit të suksesshëm”, shkruan kryeministri Zaev në rrjetin social Facebook. Kjo vizitë e Zaevit ngjalli interes të madh te mediat greke, ku gazetarë nga kanale të ndryshme televizive dhe portale, e…
30 Dhjetor Me rastin e fund-viti me mesazh publik para opinionit u paraqit edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, duke theksuar se çdo qytetarë po i ndjen sfidat, vështirësitë dhe pasojat negative nga standardi i keq, turbulencat politike dhe acarimin e marrëdhënieve mes subjekteve politike. Sipas tij premtimet kyçe të qeverisë për jetë më të mirë nuk përmbushen. Mickoski madje u shpreh se ka ngecje shoqërore politike dhe ekonomike, megjithatë porositi qytetarët që të mos humbin shpresën sepse siç u shpreh ai VMRO-DPMNE do të bëjë edhe ndryshime të brendshme dhe do të kthehet edhe më e fortë se sa…
30 Dhjetor Me rastin e fund-viti me mesazh publik para opinionit u paraqit edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, duke theksuar se çdo qytetarë po i ndjen sfidat, vështirësitë dhe pasojat negative nga standardi i keq, turbulencat politike dhe acarimin e marrëdhënieve mes subjekteve politike. Sipas tij premtimet kyçe të qeverisë për jetë më të mirë nuk përmbushen. Mickoski madje u shpreh se ka ngecje shoqërore politike dhe ekonomike, megjithatë porositi qytetarët që të mos humbin shpresën sepse siç u shpreh ai VMRO-DPMNE do të bëjë edhe ndryshime të brendshme dhe do të kthehet edhe më e fortë se sa…
Në vitin që po lëmë pas mbetën shumë punë pa u bërë në drejtim të euro-integrimeve dhe reformave, edhe për kundër faktit se Lëvizja Besa ia dha mundësinë dhe shansin Qeverisë, kështu u shpreh kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në takim e fund-vitit me anëtarët e partisë së tij. Sipas tij Maqedonisë i nevojitet një menaxhim serioz në luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe rrugën drejt euro-integrimeve, gjëra këto për të cilat Lëvizja BESA do ofroj mbështetje të pa kompromis. Kreu i Lëvizjes Besa, Kasami gjithashtu ka paralajmëruar se viti që vjen është shumë i rëndësishëm për BESËN…
Moti me diell dhe temperaturat e përshtatshme për shëtitje sot i dhanë jetë sheshit të qytetit të Shkupit vetëm një ditë para ndërrimit të motmoteve. Kush me balona në duar, kush me ëmbëlsira, disa duke I shëtitur me tren të improvizuar e shumë të tjerë duke pritur në radhë për tu fotografuar me Babadimrin dhe personazhet e njohura të filmave vizatimor. Kjo atmosferë festive mbretëronte gjithandej në shesh duke bërë të lumtur dhe të buzëqeshur fytyrat e më të vegjëlve të cilët me padurim presin dhuratat e dëshiruara për vitin 2018. Ajo që e bën edhe më të bukur sheshin…
30 Dhjetor Qytetarët të demotivuar dhe pa shpresa do të festojnë edhe këtë fundvit. Të anketuar nga Alsat, qytetarët u shprehën se asgjë e mirë dhe pozitive nuk ka ndodhur në vend as gjatë këtij viti. “Po çfarë të kujtojmë, për ne të moshuarit gjithçka është njëjtë, vetëm se një vit më të moshuar”. “Nuk do ta kujtoj shumë mirë. Unë jam pensionist, vetëm dua të shëtis. Po mendoj që do jetë më mirë”. “Ka qenë vit i zakonshëm, nuk ka pasur asgjë pozitive”. “Keq, do e kujtoj këtë vit sepse kisha probleme shëndetësore”. Qytetarët thonë se edhe në vitin…

