31 Dhjetor
Qytetarë të shumtë të vendit me shumë vështirësi arrijnë të ndajnë mjete për të pritur festat e fundvitit, ndërkohë shumë të tjerë tashmë janë nisur drejt Dubait e vendeve tjera egzotike për të pritur vitin e ri 2018. Këtë e konfirmojnë përfaqësuesit e agjencive të ndryshme turistike duke shtuar se si vende tjera të preferuara për ndërrimin e motmoteve janë edhe qendrat e shijimit.
Interesimi është jashtëzakonisht i lartë dhe kam kënaqësinë të them se qytetarët e Maqedonisë kanë nisur shumë të udhëtojnë për Vitin e Ri. Sikurse edhe vitet e kaluara: qendrat e skijimit Bansko, Borovec dhe Pampor mbetën në listën standarde. Vitet e fundit më shumë kërkohen vendet ekzotike siç janë Dubai, Maldivet, Shri Lanka,Tajlanda dhe Bali. Grupet janë plotësuar, disa tashmë janë nisur, disa të tjerë nisen sot dhe nesër. Çmimet varen nga 600 e më lartë, varet nga destincioni i caktuar – deklaroi Maja Vojdanovska.
Për këtë vit, çmimet e aranzhmaneve turistike për pritjen e Vitit të Ri lëvizin prej 100 euro për qendrat e skijimit në Ballkan e deri mbi 500 euro për metropolet botërore.
Çmimet kanë filluar prej 299 euro për person, në çmim është përfshirë bileta e aeroplanit, hoteli ultra all inkluziv si dhe transporti. Si destinacione më të kërkuara këtë vit kemi pas Antalinë dhe Dubain edhe pse çmimet kanë qenë të larta, pastaj kemi Vienën, Venedik dhe Sofjen. Kërkesa në krahasim me vitet e kaluara ka pas një rritje për festat e fund-vitit – tha Albana Bislimi.
Përveç qendrave europiane dhe botërore, pritje të Vitit të Ri janë organizuar edhe në qendrat e skijimit në Maqedoni ku çmimet lëvizin prej 100 euro e më lartë.
Valmira Zendeli

