Author: almakos

02 Janar Çdo dimër i njëjti tregim. Blloqet e kombinatit energjetik në Manastir ndërpresin prodhimin dhe kjo ndikon në importimin e rrymës në vend për t’u siguruar nevojat e amvisërive. Mbrëmë dhe sot kishte ndërprerje prej 15 orëve të bllokut të dytë për shkak të ndërprerjes së furnizimit ndihmës me energji. Nga ELEM informojnë se nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz. Ndërprerja u shkaktua mbrëmë në ora 19:57 dhe pas kontrollit të bërë është konstatuar se deri te ndërprerja ka ardhur për shkak të ndërprerjes së furnizimit ndihmës dhe kjo nuk është ndonjë defekt i madh teknik. Pas protokollit…

Lexo më Shumë

02 Janar Në vitin 2018 ka mundësi të mbyllet çështja e emrit, tha zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Xanakopulos. Sipas tij, nëse merret parasysh siç tha ai edhe qëndrimi pozitiv që e ndjek udhëheqja e re politike në vend, atëherë hapet mundësia që të zgjidhet problemi. “Mendimi im është se duhet ta përdorim këtë dritare të mundësisë, duhet ti gjejmë kushtet më të përshtatshme dhe procesin më të përshtatshëm, për të ecur drejt një zgjidhje të problemit”, tha zëdhënësi i qeverisë greke për televizionin shtetëror ERT. Ai shtoi se nëse në Greqi arrihet një konsensus, atëherë atë do ta pranojnë…

Lexo më Shumë

02 Janar Qyteti i Shkupit një ditë pas festës së Vitit të Ri kthehet në normalitet. Me këtë kthehet edhe kaosi nëpër rrugët e Shkupit. Prej sot kanë filluar punë të gjitha institucionet, dyqanet dhe qendrat tregtare. Megjithatë këta të fundit nuk janë të kënaqur me shitjen e artikujve të tyre. Qytetarët thonë se  nuk kanë mjete për gjërat elementare dhe se kjo situatë nga viti në vit sa vjen e përkeqësohet. “Lëvizja ka por njerëzit tash më nuk kanë edhe të holla për të blerë, kanë dëshire të blejnë por s’kanë të holla” . “Ka qytetarë që dalin blejë…

Lexo më Shumë

02 Janar Pas marrjes së kryesimit me Këshillin Evropian, Sofja zyrtare ka njoftuar se prioritet do të ketë mbështetjen më të madhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në përmbushjen e kushteve për fillimin e negociatave për anëtarësim sa më të shpejt në familjen e madhe evropiane. Sipas analistit Mersel Bilalli në këtë drejtim është edhe politika e qeverise aktuale Bilalli madje u shpreh se për dallim nga ish pushteti që problemet me fqinjët i shfrytëzonte si alibi për ngecjet në rrugën euro-atlantike, qeveria aktuale për një kohë shumë të shkurtër ka përmirësuar marrëdhëniet ndër-fqinjësorë, gjë që do të ndikojë në drejtim…

Lexo më Shumë

02 Janar Një person e ka humbur jetën, në njërin nga plot 40 aksidente të regjistruara në fundjavë në Shkup. Ndërsa në dy aksidente me lëndime më të rënda kanë kaluar tre persona dhe 19 persona të tjerë kanë marrë dëmtime më të lehta. Kurse në 18 aksidente janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga MPB-ja informojnë se në tre ditët e fundit, policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve.

Lexo më Shumë

02 Janar Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Federika Mogerini, theksoi mbrëmë se viti 2018 do të jetë vit kyç për Ballkanin Perendimor me qëllim që integrimi evropian dhe reformat të bëhen të pakthyeshme. “Ky nuk ishte vit edhe aq i lehtë. Kam vizituar gjashtë kryeqytete në rajon në disa nga momentet më të vështira –  në disa raste, në momente të krizës së thellë politike”, ka shkruar përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së. Ajo theksoi se, sot falë vendimeve të rëndësishme dhe punës së madhe shumica e krizave janë…

Lexo më Shumë

02 Janar Mbrëmë vonë, rreth orës 23:00, janë regjistruar një seri tërmetesh të cilat vijnë nga rajoni epi-qendror i Dojranit, por më i fuqishmi me intensitet prej VI-VII ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike, ishte në mëngjes në orën 5 e 24 minuta. Siç informon Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, këtë tërmet në 145 kilometra në juglindje të Shkupit, me magnitudë prej 4,8 ballëve sipas Rihterit, më së shumti e ka ndjerë popullata në Dojran. Në Gjevgjeli, Vallandovë dhe Strumicë intensiteti ishte VI ballë, ndërsa në Kavadar, Radovish dhe Berovë V ballë. Tërmeti është ndjerë edhe nga popullata e…

Lexo më Shumë

02 Janar Mbrëmë vonë, rreth orës 23:00, janë regjistruar një seri tërmetesh të cilat vijnë nga rajoni epi-qendror i Dojranit, por më i fuqishmi me intensitet prej VI-VII ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike, ishte në mëngjes në orën 5 e 24 minuta. Siç informon Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, këtë tërmet në 145 kilometra në juglindje të Shkupit, me magnitudë prej 4,8 ballëve sipas Rihterit, më së shumti e ka ndjerë popullata në Dojran. Në Gjevgjeli, Vallandovë dhe Strumicë intensiteti ishte VI ballë, ndërsa në Kavadar, Radovish dhe Berovë V ballë. Tërmeti është ndjerë edhe nga popullata e…

Lexo më Shumë

02 Janar Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, herët në mëngjes dhe nga fundi i ditës do të ketë reshje të përkohshme të shiut. Në malet më të larta, reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor, drejtimi i së cilës nga fundi i ditës do të ndryshojë në atë verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri gjashtë, ndërsa e ditës nga katër deri 13 gradë. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor, drejtimi…

Lexo më Shumë

01 Janar Qytetarët e Maqedonisë ndërrimin e moteve e pritën në qiell të hapur, nëpër sheshe të qyteteve në atmosferë festive dhe me fishekzjarrë. Disa nga qytetarët  festuan nëpër kafene, restorante, e një pjesë e madhe e në ambient familjar, me miq dhe të afërm. Manifestimi i vetëm në Qytetin e  Shkupit u organizua nga Komuna Qendër, në sheshin “ Jadran”, me ç’rast interpretuan artistë të njohur. Manifestim në fjalë kishte karakter humanitare, ngase mjetet e grumbulluara do të dhurohen për një 16 vjeçar i cili ka nevojë urgjente për transplantim të veshkës. Nga Qyteti I Shkupit me kohë kanë…

Lexo më Shumë

\  Pas shumë vitesh, mjekët kujdestarë në Qendrat e Klinikave në Shkup dhe gjithandej në qytetet tjera, pritjen e Vitit të Ri e kanë kaluar qetë,  thuajse  ngjashëm me netët tjera të zakonshme. Këtë e konfirmuan drejtorët e “Toksikologjisë”, “Shën Naum I Ohrit” dhe spitalit “8 shtatori”. Fatmirësisht, këtë vit në toksikologji ndihmë mjekësore nuk kërkuan persona të mitur, të cilët vitet e kaluara ishin në numër jashtëzakonisht të lartë.  Në klinikën e Toksikologjisë gjatë natës së Vitit të Ri kanë përfunduar 27 qytetarë. Posaçërisht jemi të lumtur që pas shumë viteve, këtë vit nuk kishim të mitur, nuk kishim…

Lexo më Shumë

Si në shumë qytete të Maqedonisë edhe në Tetovë festimet kanë kaluar në atmosferë të zbehtë. Edhe pse nuk pati ndonjë organizim, qytetarët të vet-organizuar u mblodhën në sheshin “Iliria” për të shënuar natën e ndërrimit të viteve me fishekzjarrë. Fëmija i parë i lindur në Tetovë është djalë. Në repartin e kirurgjisë 8 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve nga fishekzjarrët në mesin e tyre edhe një fëmijë 4 vjeçar. Qytetarët e Tetovës presin që viti 2018 të jetë një vit i mbarë. “Presim një vit më të mbarë, një vit I cili do të sigurojë…

Lexo më Shumë