02 Janar
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, herët në mëngjes dhe nga fundi i ditës do të ketë reshje të përkohshme të shiut. Në malet më të larta, reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor, drejtimi i së cilës nga fundi i ditës do të ndryshojë në atë verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri gjashtë, ndërsa e ditës nga katër deri 13 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor, drejtimi i së cilës nga fundi i ditës do të ndryshojë në atë verior. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri një, ndërsa e ditës deri 10 gradë.

