02 Janar
Mbrëmë vonë, rreth orës 23:00, janë regjistruar një seri tërmetesh të cilat vijnë nga rajoni epi-qendror i Dojranit, por më i fuqishmi me intensitet prej VI-VII ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike, ishte në mëngjes në orën 5 e 24 minuta. Siç informon Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, këtë tërmet në 145 kilometra në juglindje të Shkupit, me magnitudë prej 4,8 ballëve sipas Rihterit, më së shumti e ka ndjerë popullata në Dojran. Në Gjevgjeli, Vallandovë dhe Strumicë intensiteti ishte VI ballë, ndërsa në Kavadar, Radovish dhe Berovë V ballë. Tërmeti është ndjerë edhe nga popullata e Greqisë fqinje dhe Bullgarisë, ndërsa ka shkaktuar dëme në ndërtimet në vendet e banuara në afërsi me epiqendrën.

