Author: almakos

04 Janar Spitalet janë mbushur përplot me qytetarë të prekur nga gripi. Mjekja Vesna Atanasovska thotë se virozët sezonal janë dukuri normale për këtë pjesë të vitit, por kësaj radhe gjendja është më alarmante dhe se në këtë ka ndikuar më shumë faktor si moti jo stabil dhe ndotja e madhe e ajrit. Për momentin për fat të keq numri i virozëve dhe epidemive po rritet në mënyrë drastike. Poliklinikat dhe spitalet janë stërmbushur.01:13-01:31 Rekomandojmë të shkohet në vende me ajër të pastër, të ajrosen hapësirat sepse dominon ajri i ndotur. Këtë vit moti dhe ajri i ndotur ka ndikuar…

Lexo më Shumë

04 Janar Paralajmërimet për bisedime më intensive në fillim të vitit nga pala greke i konfirmon zëvendës- kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani. Ai nuk e demantoi lajmin për vizitën e tij eventuale në Athinë të hënën, por shtoi se në mënyrë plotësuese do të njoftojë se kur mund të caktohet takimi. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Greqinë, me ministrin Kozias, kryeministri mban kontakte me kryeministrin Cipras, ky komunikim do të vazhdojë edhe më tej, do të ketë takime të rregullta në periudhën e ardhshme, nuk ka mënyrë tjetër për zgjidhjen e problemit nëse nuk vendosen ura komunikimi…

Lexo më Shumë

04 Janar Për më shumë se dy orë ka zgjatur takimi i jashtëzakonshëm në Qeverinë e Athinës i thirrur nga kryeministri grek Aleksis Cipras për çështjen e pazgjidhur të emrit me Maqedoninë. Ministri i jashtëm grek Nikos Kocias dhe kreu i Partisë “Grekët e Pavarur” Panos Kamenos, që është pjesë e koalicionit qeverisës dolën me qëndrimet e tyre të vjetra. Kocias foli me tone optimiste duke theksuar se është e domosdoshme zgjidhje “erga omnes” për emrin, ndërsa Panos tha se nuk pajtohej që termi Maqedoni të jetë pjesë e emrit të ri, por tha se ka besim në shefin e…

Lexo më Shumë

04 Janar Deponia e vetme legale “Drislla” është ndotësi i vetëm i zbuluar nga ana e Inspektoratit shtetëror për ambient jetësorë në tre vitet e fundit. Në këtë periudhë vetëm kjo deponi është dënuar edhe atë para rreth njëzet ditëve. Atëherë, inspektorët zbuluan se furra ku digjen mbeturinat mjekësore lëshon monoksid karboni, sulfur dioksid dhe pluhur mbi nivelin e lejuar. Në vend të dënimit maksimal, deponia “Drislla” u gjobit me dënim në të holla trefish më të vogël. Gjoba është deri 25 mijë euro, marrëveshja është që ata të paguajnë 8500 euro, por edhe të vendosin filtra. Për këtë dënimi…

Lexo më Shumë

04 Janar Erërat që prej mbrëmë kanë përfshirë vendin kanë ndikuar pozitivisht në pastrimin e ajrit të ndotur që tashmë disa javë ka ngulfatur qytetarët e Shkupit. Kryetari i Shkupit. Petre Shilegov edhe një herë përsëriti se nga afër po përcjellin situatën e krijuar por nuk planifikojnë rikthimin e masave të caktuara paraprakisht nëse për dy ditë radhazi indeksi i ndotjes nuk kalon vijën e kuqe. Ai shtoi se ndalesa e qarkullimit të makinave që bëjnë shpërndarjen e mallrave nëpër firma dukshëm ka zvogëluar kaosin në qytet dhe njëkohësisht ka kontribuar në përmirësimin e ajrit. Me fillimin e vitit të…

Lexo më Shumë

Gjendja shëndetësore e dy të lënduarve në aksidentin e mbrëmshëm në autostradën Tetovë – Gostivar, që janë shtruar në klinikën e Shkupit, vazhdon të jetë e rëndë, ndërsa katër personat e tjerë, dy vajza të moshës dy dhe gjashtë vjeçe dhe tre bashkudhëtare të tjera të moshës 20-vjeçare, pas trajtimit mjekësor janë lëshuar për kurim shtëpiak. Në këtë aksident, në vend ngjarje ndërroi jetë një nga pesë pasagjerët e veturës “Opel Korsa” e cila u përplas me veturën e tipit “Ford Kuga” me targa të Zvicrës. Sipas policisë, aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së madhe. Vetëm 15 minuta…

Lexo më Shumë

Statuti i ri i komunës së Strugës i cili në formën e draft- propozimit ishte vendosur për votim në seancën e fundit të këshillit komunal, mund të jetë mollë sherri mes partnerëve lokal të koalicionit BDI- LSDM. Me propozim-statutin në Strugë gjuha shqipe barazohet me maqedonishten, gjë që para disa viteve e hodhi poshtë gjykata kushtetuese pasi për këtë u ankua dega e VMRO-DPMNE-së në Strugë. Në versionin e ri në nenin 7 thuhet; Neni 7 i propozim-statutit për Strugën “Në komunë gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik. Në komunë gjuhë zyrtare përkrah maqedonishtes dhe shkrimit…

Lexo më Shumë

Ndërkohë që Kuvendi po shfrytëzon pushimet për festa, ligjet pa të cilët do të vihet në pikëpyetje raporti pozitiv i KE-së janë lënë në “status-quo”. Dhjetëra ligje dhe propozime si ai për ndjekjen e komunikimeve, dëshmitaret e mbrojtur, informatorët, ligji për policinë dhe punë të brendshme, ndryshimet në kodin penal, ligji për prokurorinë publike, ai për informacione të klasifikuara dhe komunikime elektronike si dhe zgjedhja e gjykatësve kushtetues vazhdojnë të jenë peng i deputetëve. Juristët vlerësojnë se pushimet e deputetëve dhe të Kuvendit nuk i konteston askush, por edhe përgjegjësinë e tyre si përfaqësues të demokracisë nuk mund ta merr…

Lexo më Shumë

04 Janar Një termet prej 5.4 ballë sipas Rihterit është ndierë në të gjithë rajonin. Epiqendra ka qenë në pjesën lindore të Malit të Zi, afër kufirit me Kosovën afër Pejës. Dridhja ka ndodhur në orën 11 e 47 minuta ka prekur Kosovën, Maqedoninë dhe dhe një pjesë të Shqipërisë, por deri tani nuk ka njoftime për dëme as në Maqedoni dhe as në vendet fqinje. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Shqipëri publikoi të dhënat mbi tërmetin e ndjerë sot fuqishëm; Ora: 10:46:06Data: 04/01/2018Magnituda: 5,4Vendi: 12 km në Veri-Lindje të VermoshitThellësia: 1 km

Lexo më Shumë

04 Janar Janari është muaji ku pritet zhvillim i ngjarjeve në çështjen për emrin, publikojnë mediat greke dhe këtë qëndrim e mbështesin me takimet e mundshme që do të ndodhnin gjatë periudhës së ardhshme. Vizita e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani në Athinë, raundi i ri i negociatave për emrin, vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në Shkup dhe takimi eventual i kryeministrave të të dy vendeve Cipras dhe Zaev në Davos janë aktivitetet e parapara për janar, sipas mediave në Greqi. Duke iu referuar burimeve të tyre, televizionet “Skaj” dhe “Action 24”, gazetat “To Vima” dhe “Ta Nea” dhe një…

Lexo më Shumë

04 Janar Qarkullimi në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa me mbetje të borës, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit ku gjatë natës ka pasur edhe reshje intensive të borës. Intensiteti i qarkullimit në rrugët interurbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë. 

Lexo më Shumë

03 Janar Ditëve të fundit në Maqedoninë Juglindore janë regjistruar një seri tërmetesh. Nga enti Sizmologjik njoftojnë se numri ka arritur deri në 100 dhe se kjo dukuri do të vazhdoj deri në qetësimin e plotë të pllakave tektonike, por se dridhjet do të jenë me intensitet shumë më të ulët. Akoma vazhdojnë dridhjet, por kjo është normale pas një tërmeti me magnitutë prej 4.8. Kemi një varg tërmetesh si pasojë e tërmetit më të fortë dhe aparatet e Observatorit Sizmologjik akoma vazhdojnë të regjistrojnë tërmete në këtë pjesë por që të gjitha janë me magnitutë më të ulët. Tërmeti…

Lexo më Shumë