04 Janar
Një termet prej 5.4 ballë sipas Rihterit është ndierë në të gjithë rajonin. Epiqendra ka qenë në pjesën lindore të Malit të Zi, afër kufirit me Kosovën afër Pejës. Dridhja ka ndodhur në orën 11 e 47 minuta ka prekur Kosovën, Maqedoninë dhe dhe një pjesë të Shqipërisë, por deri tani nuk ka njoftime për dëme as në Maqedoni dhe as në vendet fqinje.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Shqipëri publikoi të dhënat mbi tërmetin e ndjerë sot fuqishëm;
Ora: 10:46:06
Data: 04/01/2018
Magnituda: 5,4
Vendi: 12 km në Veri-Lindje të Vermoshit
Thellësia: 1 km

